• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYSHIMET PËR GJAKMARRJE/ Gjendet në kanal i vrarë me armë zjarri Eri Zefi. Vëllai i tij vrau fqinjin në Durrës
Home
Breaking News

DYSHIMET PËR GJAKMARRJE/ Gjendet në kanal i vrarë me armë zjarri Eri Zefi. Vëllai i tij vrau fqinjin në Durrës

2 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Zallë Xhuxhë në Fan të Mirditës. Viktima është Eri Zefi, 34-vjeç, me pashaportizim në Adriatik të Kurbinit, por që nuk jetonte aty. Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima është gjetur i vrarë në një kanal kullues, nga banorët. Vendi ku u gjet i vrarë 34-vjeçari është vetëm pak metra nga Rruga e Kombit që kalon afër zonës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit, ky i fundit në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij 45-vjeçarin Martin Ndreca, pas një sherri banal. Kjo ngjarje ka ngritur dyshimet se vrasja e Eri Zefit ditën e sotme mund të jetë kryer për shkaqe hakmarrje nga të afërm të viktimës që vëllai i tij la më 24 shkurt të këtij viti.

Vendi ku u gjet i vrarë Eri Zefi

Martin Ndreca u vra në sy të djalit të tij 10-vjeçar. Fqinji i tij Ndue Zefi nuk ka pyetur që fqinji i tij në makinë kishte edhe të birin. Pak kohë pas vrasjes Arben Ndreca, vëllai i Martin Ndrecës tha në një rrëfim për Shqiptarja.com, se vëllai i tij nuk u vra për çështje nderi, siç u përfol në disa media. Sipas tij konflikti mes vëllait të tij dhe Ndue Zefit ka ndodhur për një sherr krejtësisht banal në një lokal: “Pse më shikon”.

Policia njofton se grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se zona ku ndodhi vrasja është disa kilometra larg qendrës së Rrëshenit në një zonë të thellë malore. Të njëjtat burime bëjnë me dije se policia ka ngritur disa pika kontrolli si dhe po bën kontrolle të zonës për të kapur autorin ose autorët.

Kjo është vrasja e tretë që shënohet në dy ditë në vendin tonë. Vetëm një ditë më parë, teksa pinte kafen e mëngjesit u ekzekutua me kallashnikov Besnik Hida, ndërsa në mesditë për shkaqe pronësie, Sali Dakuci vrau vëllanë, Kujtim Dakuci dhe nipin Flogert Dakuci. Më pas Dakuci qëlloi edhe veten.

Viktima Martin Ndreca, i cili u vra nga vëllai i Eri Zefit, Ndue Zefi
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËNIMI I KLUBIT DHE TIFOZËVE/ “Fanaticsat” reagojnë ashpër kundër Komisionit të Disiplinës (FOTO)
Previous article TETORI ROZË/ Manastirliu mbledh ministre dhe deputetë: Bashkë kundër kancerit të gjirit

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT