• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEANCË DËGJIMORE/ Ministrja Shahini informon rreth masave të ndërmarra për fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020 në arsimin parauniversitar
Home
Sociale

SEANCË DËGJIMORE/ Ministrja Shahini informon rreth masave të ndërmarra për fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020 në arsimin parauniversitar

2 October, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka zhvilluar një seancë dëgjimore me Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini, në lidhje me masat e ndërmarra për fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020 në arsimin parauniversitar.

Në fjalën e saj, Ministrja Shahini theksoi se për herë të parë sivjet janë bërë edhe inspektime të aspektit kurrikular të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, ku 260 shkolla në mënyrë të rastësishme janë zgjedhur për t’u inspektuar. “Nuk i kemi njoftuar paraprakisht, kështu që shkollat nuk e kanë ditur se ku do të shkojmë për të bërë inspektimin, ndaj të gjitha janë përgatitur me kohë. Kemi parë edhe nëse mësuesit janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor; i kanë të gjitha dokumentacionet gati; apo nëse tekstet shkollore janë pranë shkollave dhe gati për t’u shpërndarë tek nxënësit. Kështu që 16 shtatori na ka gjetur plotësisht të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor dhe kemi filluar që ditën e parë me mësim të plotë”, u shpreh ajo.
Ministrja Shahini u ndal gjithashtu edhe tekstet shkollore falas, një nisëm e ndërmarrë vitin e kaluar por që në këtë vit shkollor janë shtuar edhe klasat e 5-ta duke mbyllur kështu plotësisht ciklin fillor të arsimit parauniversitar me libra falas.

“Ajo që kemi mësuar nga vjet, gjë që e kemi dëgjuar edhe sivjet, është që shumica e familjeve kanë qenë shumë mirënjohëse për këtë kontribut që jemi munduar ta bëjmë në shërbim të fëmijëve të tyre, për shkak se ka hequr një barrë financiare nga barra e përgjithshme që kanë për të edukuar fëmijët e tyre. Kemi mësuar edhe diçka tjetër. Me përkushtimin e madh të prindërve, të mësuesve dhe të drejtuesve të shkollave, një pjesë e madhe e librave janë ruajtur mjaftueshëm mirë dhe mund të ripërdoren sivjet”, shtoi Ministrja Shahini ndërsa nënvizoi se “së shpejti do të arrijmë të përfshijmë klasën 6 – 7, e më pas klasën 8 dhe 9, ashtu siç kemi paralajmëruar deri në vitin 2021. Kështu që i gjithë arsimi i detyrueshëm do të përfshihet tek nisma e teksteve falas”.

Ministrja Shahini tha gjithashtu se hapa të mëdhenj janë bërë edhe në sistemin parashkollor, ndërsa nënvizoi se sivjet është mbyllur kurrikula për parashkollorin. “Po flasim për vitet përgatitore, 5 dhe 6, por edhe 3 -4, 5, pra të gjithë fëmijët që janë në parashkollor – sot punojmë me kurrikula të reja”, duke shtuar edhe një lajm të mirë: “Këtu e kam një lajm të mirë, të cilin e kam përmendur edhe më parë, por ndoshta nuk e di nëse të gjithë jeni të informuar: Shqipëria zë vendin e parë në rajon për përfshirjen e fëmijëve në arsimin parashkollor. Janë afro 80% e të gjithë fëmijëve në moshat 3 deri në 6 vjeç që janë të përfshirë në një formë të shkollimit apo tjetër. Ky është një sukses i madh. Vendi tjetër pas nesh është Mali i Zi me 56% përfshirje. Vendet e tjera janë me më pak përfshirje se kaq”.

  

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUHET TI DINI/ Këto janë ushqimet që na shëndoshin më shumë dhe që duhet t'i shmangim
Previous article VODHI NJË QEN/ Kosovari dënohet 1 vit burg dhe 300 euro gjobë

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT