Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Zallë Xhuxhë në Fan të Mirditës. Viktima është Eri Zefi, 34-vjeç, banues në Kurbin. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivi i këtij krimi të rëndë, por policia njofton se grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se zona ku ndodhi vrasja është disa kilometra larg qendrës së Rrëshenit në një zonë të thellë malore.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se policia ka ngritur disa pika kontrolli si dhe po bën krehjen e zonës për të kapur autorin ose autorët.
Kjo është vrasja e tretë që shënohet në dy ditë në vendin tonë. Vetëm një ditë më parë, teksa pinte kafen e mëngjesit u ekzekutua me kallashnikov Besnik Hida, ndërsa në mesditë për shkaqe pronësie, Sadi Dakuci vrau vëllanë, Kujtim Dakuci dhe nipin Flogert Dakuci. Më pas Dakuci qëlloi edhe veten.


