• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MERREN NË MROJTJE DY FAMILJET NË KLOS/ Ekspertiza, si u vranë babë e bir me pistoletë, njëri me plumb në gojë
Home
Aktualitet
Kronikë

MERREN NË MROJTJE DY FAMILJET NË KLOS/ Ekspertiza, si u vranë babë e bir me pistoletë, njëri me plumb në gojë

2 October, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Ngjarja e rëndë me tre të vdekur është përjetuar mjaft keq nga banorët e fshatit të vogël me emrin Xibër. Administratori Elton Dalliu dhe kryetari i fshatit, Hamza Hoxha, thonë se nuk gjejnë fjalë për ta përshkruar ngjarjen e rëndë.

“Është një ngjarje mjaft e rëndë. E kemi përjetuar shumë keq. Kishin një konflikt të kahershëm, që nuk është zgjidhur dot nga autoritetet vendore dhe të afërmit e dy familjeve. Askush nuk e kishte menduar këtë gjëmë. Jemi pa fjalë. Nuk kishim dëgjuar kurrë një krim kaq të madh”, thonë vendorët e Xibrit.

Fshati Xibër është një fshat malor, rrugët janë mjaft të vështira. Ata jetojnë kryesisht me blegtori, mbledhin bimë medicinale dhe kultivojnë shumë perimet, kryesisht domate, të cilën e tregtojnë kryesisht në Tiranë, pasi fshati ndodhet më afër kryeqytetit sesa Burrelit. Janë afro 600 banorë, që jetojnë edhe me mbështetjen e emigrantëve. Shumë familje trajtohen me ndihmë ekonomike nga Bashkia Klos, në shumën 4-7 mijë lekë në muaj.

 

Pas mbërritjes në morgun e Spitalit të Burrelit, ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se babë e bir kanë marrë nga një plumb fatal për jetën e tyre.

Floget Dakuci rezulton se është qëlluar një herë në shpatull, në krahun e zemrës.

Ndërsa babai i tij, Kutim Dakuci, është qëlluar me një plumb në gojë. Sali Dakuci, pasi qëlloi ndaj të dyve, u largua në banesën e tij dhe në kushte të rënda psikologjike qëlloi veten në kokë.

Përveç plumbit, autori ka dhe shenja të tjera dhune. Kjo, pasi ai është goditur nga djali i vëllait të tij me hu, gjë e cila çoi më pas në masakrën me tri viktima.

Flogeti ka pasur shenja jete deri në Qendrën Shëndetësore Klos. Ndërsa Kujtim Dakuci është transportuar me një mjet privat nga Xibri drejt Spitalit “Xhavit Mara”, por pa mbërritur ende në qytetin e Burrelit, ka ndërruar jetë.

Për shkak të plagëve që kishte marrë dhe humbjes së madhe të gjakut, ai ka vdekur.

Të dyja banesat e vëllezërve të vdekur janë marrë në mbrojtje nga Policia. Mbi 10 efektivë policie vijojnë shërbimin pranë shtëpive, për të shmangur ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Ndërkohë, pushteti lokal në zonë dhe banorët kanë marrë masa për organizimin e ceremonive mortore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E VRANË DHE I PRENË TRUPIN COPA-COPA/ Flet e fejuara e gazetarit: Ai nuk e mendonte, as unë
Previous article FUTBOLLI NË ZI/ "U duartrokit në çdo stadium ku gjykoi", ndahet nga jeta ish-arbitri shqiptar

k.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg Aktualitet

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit Aktualitet

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët Aktualitet

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT