• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E VRANË DHE I PRENË TRUPIN COPA-COPA/ Flet e fejuara e gazetarit: Ai nuk e mendonte, as unë
Home
Nderkombetare

E VRANË DHE I PRENË TRUPIN COPA-COPA/ Flet e fejuara e gazetarit: Ai nuk e mendonte, as unë

2 October, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Xhamal Kashogi (Jamal Khashoggi), kritiku i fortë i qeverisë së Arabisë Saudite, u vra në konsullatën saudite në Stamboll, një vrasje, që deri tani ka mbetur pa pasoja. “Jam e zhgënjyer”, thotë e fejuara në intervistë me Deutsche Wellen.

50642137_303

Hatixhe Cengiz është e fejuara e gazetarit të vrarë dhe kritikut të qeverisë saudite, Xhamal Kashogi. Më 2 tetor 2018, ditën e vrasjes së tij ajo e shoqëroi atë deri në konsullatën saudite.

I fejuari donte vetëm të dorëzonte një dokument për martesën, Hatixhja priste para ndërtesës. Por ai nuk doli më i gjallë nga konsullata: Një komando speciale e ardhur enkas nga Arabia Saudite e vrau Xhamal Kashogin, dhe në fund e preu trupin në copa. Një vit pas vrasjes, Hatixhe Cengiz flet për Deutsche Wellen.

1

Deutsche Welle: Nëse sot pas një viti e ktheni kokën pas dhe mendoni për vrasjen e të fejuarit tuaj, Xhamal, çfarë qëllimesh ndiqnin ata që e vranë?

Hatixhe Cengiz: Xhamal në momentin e vrasjes së tij ishte një person që paraqiste rrezik të madh për politikën e Arabisë Saudite. Por nuk do ta kisha menduar kurrë, se urrejtja do të shkonte kaq larg, sa ata thjesht një ditë ta eliminonin. As Xhamal nuk e kishte menduar kurrë këtë. Në sytë e sundimtarëve të Arabisë Saudite, ai ishte dikush, që i thoshte hapur gjërat, që duhej të fshiheshin. Kësaj iu shtua, që pozicionet e tij kritike, ai donte t’i përhapte përmes themelimit të një insituti studimor politik në SHBA. Thënë shkurt: Qeveria nuk e duronte dot më këtë kundërshtar me influencë.

Një raport hetimor i Kombeve të Bashkuara, që u publikua në qershor, përmbante detaje të tmerrshme për vrasjen e Kashogit. Raporti arrinte në përfundimin: Arabia Saudite është qartësisht përgjegjëse për vrasjen. A jeni e kënaqur me bashkëpunimin ndërkombëtar për zbardhjen e vrasjes?

Hetimet në Turqi nuk kanë dalë ende në një konkluzion përfundimtar. Ka të dhëna, se do të informohemi shpejt për stadin e hetimeve. Për mua ka shumë kuptim raporti i Kombeve të Bashkuara. Madje është inkurajuese, sepse ai i bashkon disa akuza. Nga ana tjetër ai pati një jehonë të madhe botërore. Kur u bë i ditur për herë të parë ky raport, unë kisha ende shpresa, që shtete të BE-së mbi këtë bazë do të vendosnin sanksione. Por asnjë vend nuk ka ndërmarrë hapa konkrete – asnjë dënim nuk ka rezultuar prej kësaj. Mendoj se sanksionet do të ishin të nevojshme. Kjo më ka zhgënjyer.

Ju keni kontakte edhe në SHBA. Çfarë keni mësuar nga bisedat tuaja për vrasjen e të fejuarit tuaj, Xhamal Kashogi?

Anëtarët e Kongresit Amerikan janë të pakënaqur, që deri më tani nuk janë ndërmarrë hapa konkretë. Ata kanë përmendur, se po punojnë për ligje të caktuara, që në të ardhmen ta pengojnë Arabinë Saudite të kryejë operacione të tilla vrasjeje. Ata janë gjithmonë të impenjuar, që politika e Trumpit të mos perceptohet si politikë përfaqësuese amerikane.

Hetimet në Turqi vazhdojnë ende. A informoheni rregullisht për to?

Jo, unë ndjek natyrisht lajmet. Me aq sa di, prokuroria do të japë së shpejti një deklaratë. Por nuk kam kontakt personal me autoritetet.

Si e komentoni ju deklaratën e princit trashëgimtar saudit, Muhamed bin Salman, që do të marrë përgjegjësinë?

Për mua kjo tingëllon si një manovër politike. Shumë vendimmarrës në Arabinë Saudite janë shprehur në të njëjtën mënyrë. Unë i ndjej pohime të tilla, si një përpjekje për të zbutur disi presionin e opinionit. Ai thotë, se do të marrë përgjegjësinë. Por në të njëjtën kohë pohon, se nuk ka ditur asgjë për këtë. Kjo nuk ka kuptim për mua.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME PUSHIME NË DUBAI/ Ledina Çelo i bën dedikimin e veçantë bashkëshortit (FOTO)
Previous article MERREN NË MROJTJE DY FAMILJET NË KLOS/ Ekspertiza, si u vranë babë e bir me pistoletë, njëri me plumb në gojë

k.autor

Postime të ngjashme

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT