Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e trefishtë në fshatin Xibër të Klosit.
Mësohet se shkak për konfliktin mes dy vëllezërve ka qenë një gardh.
Sali Dakuci ka vrarë me armë zjarri pistoletë kushëririn e parë, Kujtim Dakuci dhe djalin e këtij të fundit Flogert Dakuci.
Pas ekzekutimit të tyre, autori ka vrarë edhe veten. Të tre këta persona kanë mbetur të vdekur dhe trupat e tyre ndodhen në morgun e spitalit të qytetit të Burrelit.
Ndërkohë babë e bir janë nisur me urgjencë drejt spitalit, por për shkak se fshati ndodhej më shumë se një orë larg spitalit, ata nuk kanë mundur të mbijetojnë, duke ndërruar jetë.


