• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
APLIKACIONI EMERGJENCA.NET/ Veliaj: Falë teknologjisë verifikuam në kohë rekord banesat e dëmtuara nga tërmeti
Home
Sociale

APLIKACIONI EMERGJENCA.NET/ Veliaj: Falë teknologjisë verifikuam në kohë rekord banesat e dëmtuara nga tërmeti

30 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Falë aplikacionit emergjenca.net i Bashkisë së Tiranës, procesi i verifikimit dhe vlerësimit të dëmeve që shkaktoi tërmeti i një jave më parë, ka përfunduar në të 1220 banesat e prekura. Në panairin “Tirana Tech Open”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se teknologjia ka qenë aleati kryesor në rimëkëmbjen e qytetit pas tërmetit, e falë saj sot ka nisur rindërtimi i disa shtëpive të pabanueshme nga lëkundjet sizmike.

“Teknologjia ta bën jetën më të lehtë për disa procese që më parë na merrnin shumë kohë. Ne kemi përfunduar të gjithë procesin e verifikimit dhe vlerësimit të 1220 banesave të dëmtuara nga tërmeti. U bë në një kohë rekord, jo vetëm në Shqipëri, por në Rajon e besoj në pjesën më të madhe të Europës. Bëmë një aplikacion, i cili quhet emergjenca.net, dhe ajo çfarë ndodh është: secili nga stafi ynë, qoftë në Bërzhitë, Zallbastar, edhe në zonën më të largët të Ndroqit, në Pezë, mund të shkruajë ‘pasaportën’ e shtëpisë së dëmtuar me të dhënat bazë”, tha ai. Kryebashkiaku shtoi se ndonëse Tirana kishte më shumë dëme nga tërmeti, procesi përfundoi brenda 5 ditëve, falë aplikacionit të ri.

Në vijim të politikave për uljen e ndotjes dhe krijimin e një qyteti smart, Bashkia e Tiranës do t’i propozojë qeverisë krijimin e lehtësirave për përdorimin e makinave elektrike edhe nga qytetarët e bizneset. Për të shtrirë përdorimin e mjeteve elektrike tek qytetarët, Veliaj tha se do bëhen disa lehtësira, siç u veprua me autobusët elektrikë, për të cilët u hoq taksa dhe dogana. “Testi i taksive elektrike ishte shembulli tipik; njerëzit jo vetëm që udhëtojnë më lirë, por edhe si kontribut, janë më të zellshëm të presin sa t’ju vijë taksia elektrike. Të gjitha taksitë elektrike janë të zëna dhe fakti që po aplikojnë më shumë të tilla, do të thotë se ky biznes po lulëzon. Tani që kemi arritur këtë fazë emancipimi, është momenti ideal që të fusim mjetet elektrike për konsumatorët”, tha Veliaj.

Duke sjellë shembullin e Norvegjisë, e cila filloi po kështu me përdorimin e makinave elektrike dhe stacione të karikimit falas, për të nxitur gjeneratën e re të automjeteve, kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës po mendon edhe për një sistem të prodhimit të energjisë së rinovueshme. “Jemi duke diskutuar një sistem të prodhimit të energjisë elektrike me panele solare pluskuese në Bovillë. Kështu, jo vetëm që ke energjinë 100% të rinovueshme, por mund të kemi mundësi që të subvencionojmë karikimin e mjeteve elektrike për qytetarët. Pra, praktikisht karburant falas”, shtoi Veliaj, ndërsa dha lajmin e mirë, se bashkia tashmë ka aplikuar tek kompania Tesla për krijimin e një stacioni për karikimin e mjeteve elektrike në Tiranë.

“Tirana Tech Open” është një organizim multi-dimensional, realizuar për nxitjen e inovacionit e krijimtarisë në sektorin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit, gjë që vjen në përgjigje të nevojave për informimin në vend e rajon, krijon edhe mundësi të reja partneriteti, si dhe do ofrojë ekspozime të shembujve të suksesit e arritjeve në përdorimin e teknologjisë së aplikuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT ME FEMRA TË NJOHURA TË SHOWBIZ-IT/ Donaldit dhe Romeos i zbulohen ish-të dashurat që i braktisën për t’u bërë të famshëm
Previous article E KISHTE MBAJTUR SEKRET/ A është në një lidhje Rina Balaj? (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT