Policia greke ka nisur një operacion të madh për kontrollin dhe sekuestrimin e sasive të lëndëve narkotike në ishullin e Skopelos, që ndodhet në afërsi me Turqinë.
Sipas të dhënave të fundit, aksioni po zhvillohet në det, tokë dhe ajër, për të cilin janë angazhuar një numër i madhe efektivësh dhe mjete operacionale.
Arrestimet e 3 shqiptarëve në 5 ditët e fundit në ishujt Lesbos dhe Aegina kanë ngritur dyshime te autoritetet greke për ekzistencën e një rrjeti të fuqishëm të transportit të drogës në aksin Greqi-Turqi. Mendohet se në këtë rrjet bëjnë pjesë dhe shqiptarë të tjerë.
Në këtë aks, transportohet një sasi e madhe kanabasi dhe heroine.


