Pas tërmetit të 21 shtatorit, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile është në punë pa ndërprerje dhe ekipet janë në terren për të vlerësuar dëmet.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thekson se, atyre u janë bashkuar ekspertë nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE.
“Pas tërmetit të 21 shtatorit, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile është në punë pa ndërprerje dhe ekipet janë në terren për të vlerësuar dëmet. Atyre u janë bashkuar ekspertë nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE, nga i cili 10 vende anëtare jo anëtare kanë dërguar asistencën e tyre materiale për të përballuar sa më lehtë pasojat e lëkundjeve të javës së kaluar”, shprehet ministrja Xhaçka.


