• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË EKRAN ÇDO GJË VEÇ TIJ/ Pse u harrua Fatos Baxhaku nga emisionet televizive në këtë sezon të ri
Home
Sociale

NË EKRAN ÇDO GJË VEÇ TIJ/ Pse u harrua Fatos Baxhaku nga emisionet televizive në këtë sezon të ri

29 September, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Afro një muaj më parë, do shuhej një ndër ikonat e medias shqiptare nën pluralizëm, Fatos Baxhaku. Ardhur nga prag-jeta akademike, ajo e historisë, siç dhe e pati rrëfyer, ai hyri krejt rastësisht në gazetari, për t’u shndërruar në pak kohë si një ndër mjeshtërit e saj, sidomos për narrativën korrekte, cilësinë gjuhësore, fokusin e drejtë të raportimit.

Veç drejtimit klasik të disa redaksive, nga gazetat te televizonet, pra nga shtypi i shkruar te ai audioviziv, Baxhaku siç e thërrisnin të gjithë, u bë dhe mjeshtri i reportazheve, gjithashtu në shtypin e shkruar dhe atë adiuoviziv. Falë tij, gjinia e reportazhit, një paradhomë e letërsisë në gazetari, arriti të mbijetonte në median shqiptare, e cila duke patur tendencë scoop-esh, politike apo rendi, gati u zhvesh nga njerëzorja. Baxhaku pati si meritë dhe këtë të fundit, mbajtjen gjallë të njerëzores në media, duke sjellë në qendër njeriun e thjeshtë, atë pa famë, jetën e tij, braktisur në harresë edhe mediatike.

Pos këtyre, Baxhaku qe një ikonik dhe në njerëzoren e tij në familjen e madhe mediatike, e ky shkrim, kjo kujtesë, që është dhe një kritikë në fund, mëton të thotë se ai nuk e meriton që nga ish-kolegë të tij, sundimtarë studiosh e hapësirash mediatike gjithëçfarëshe, të mos ketë qoftë dhe speciale mbi figurën e Baxhakut, personalitetin e tij, rolin në media, me ca cilësi hem profesionale e hem njerëzore të papërsëritshme. Te këto të fundit, përfshihet dhe qëndrimi në distancë me famën, apo thënë ndryshe, me atë lloj vaniteti që haset sot te personazhe mediatikë studiosh, përgjithësisht bosh, që nuk dihet se ç’aftësi a ç’inteligjencë e rrallë i ka çuar aty. Baxhaku qe një botë krejt tjetër, një leksion i gjallë gazetaresk se si nuk duhet të jetë një gazetar, nëse zgjedh xhepin apo famën para profesionit. Fatalisht, po dominojnë këta të dytët.

E fakti që sezoni i ri televiziv nisi pa i kushtuar asgjë Bashakut të ikur, sidozot një “Opinion”, një “Open”, apo dhe një “Top Show”, pa llogaritur të tjera formate më të vogla, ku sheh dhe të promovohen dhe homoseksualë, është një përgjigje e trishtë e distancës mes asaj çfarë la ai njeri si vlerë e asaj çfarë konsumohet sot, për dhimbje, brenda familjes që ai i shërbeu me zell, duke sakrifikuar dhe të sajën, atë natyrore, siç është pra familja mediatike. Ky është një tregues që kjo media bën emisione, por pa njeriun brenda, atë që promovonte Tosi.

Vetë Baxhaku ishte ndër ata, që sot nuk gjend vend në media, siç dhe ai nuk do donte të ishte, nëse nuk do qe njerëzorja në mes por sikuri, teatri, ato që i japin dërmën gazetarisë së vërtetë. (tesheshi)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUHET TA NJIHNI/ “Classy” i Eraldit, shqiptari i lindur në Itali që synon tregun e muzikës shqiptare
Previous article ''SEKSI ËSHTË I LIRË, NDËRSA DASHURIA...''/ Adrola Dushi shpërthen në Instagram

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT