Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca në deklaratë për mediat
“Më lejoni të them fillimisht se jam shumë i kënaqur për këtë rezolutë kaq të rëndësishme që ka ndërmarrë Bundestagu. Bundestagu gjerman thjesht njohu ecurinë e mjaftueshme që kishte bërë Shqipëria, duke identifikuar po ashtu disa fusha që ishin identifikuar më parë në Shqipëri, kështu që nuk do flas për kushte të reja.
Gjermania është një vend i rëndësishëm në be për rolin që luan jo vetme brenda be por edhe në arenën ndërkombëtare në poetikën e jashtme. Kemi gjithë shtetet e tjera anëtare të be që po vijojnë diskutimet e tyre në lidhje me vendimin që do të merret në tetor.
Është një hap që na çon në rrugën e duhur por le të respektojmë edhe diskutimet që po vijojnë shtetet e tjera.”, tha ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca
Është e rëndësishme në rezolutën, Bundestagu i ka dhënë mandatin qeverisë të thotë po Shqipërisë për çeljen, nëse edhe shtet e tjera do të ndajnë këtë qëndrim në Këshill, këshilli do të marrë këtë vendim të rëndësishëm.
Nëse merret është një vendim i këshillit të BE-së por do të pasohet nga një konferencë ndërqeveritare ku be dhe Shqipëria do të ulen së bashku për çeljen zyrtare të negociatave,
Është kërkuar nga Bundestagu, që në periudhën mes vendimit të këshillit të BE-së dhe konferencës që mund të zgjasë 3-6 muaj, të bëhen dy gjëra.
Është çelja që do të ndodhë në këtë konferencë, çelja zyrtare. Kemi dhe disa elementë të tjerë që i gjejmë në rezolutën e Bundestagut, që janë quajtur kushte të përgjithshme, që duhen përmbushur pikërisht përpara hapjes së kapitujve të caktuar gjatë negociatave.
Unë mendoj që për ta çuar më tej përpara, duhet përkushtimi dhe angazhimi të gjitha palëve, kryeministrit, presidentit, shoqërisë civile, medias, kur të merret vendimi në tetor nga këshilli i BE-së të gjitha palët duhet të bëhen bashkë.
Unë dëshiroj se të gjitha palët do të ulen së bashku. Ne kemi mirëpritur vendimin e udhëheqësit të opozitës për tu bërë pjesë e tryezës së OSBE për reformën zgjedhore. Është një hap i mirë, një hap i parë. Të gjitha palët të kuptojnë që do duhet patjetër të bashkëpunojnë. Kur të merret vendimi, përgjegjësia është përbashkët, prandaj duhet të ulen të zgjidhin problemet për shqiptarët. Reforma zgjedhore është një prej tyre, kjo çështje ka të bëjë me të qenit të bashkuar.


