Menjëherë pas opinionit të Komisionit të Venecias që deklaron se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën për anulimin e 30 qershorit, ka reaguar zëdhënësja e qeverisë.
Ministrja Elisa Spiropali pyet nëse do ta mbajë fjalën Presidenti për t’u larguar nga posti, nëse Venecia thotë se ka shkelje Kushtetute, pa përcaktuar nëse ëhstë e rëndë apo e lehtë kjo shkelje.
“A do ta mbajë Ilir Meta fjalën që i dha http://çimit.net kur u betua se “po tha Venecia e shkele, do iki vetë dhe s’merrem me e lehtë apo e rëndë shkelja”?
S’besoj e mban, po që e shkeli e shkeli dhe 30 qershori u pagëzua edhe me ujin e bekuar të Venecias#KrenarepërPS”, shkruan zëdhënësja e qeverisë në rrjetin social.


