• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOKAINA NË DURRËS/ ZBULOHET firma shqiptare e konteinerëve me BANANE nga Ekuadori (DETAJE)
Home
Breaking News

KOKAINA NË DURRËS/ ZBULOHET firma shqiptare e konteinerëve me BANANE nga Ekuadori (DETAJE)

27 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sasi të mëdha kokaine ishin fshehur në konteinerët me banane me destinacion final portin e Durrësit.

Rreth 137 kilogram kokainë, drogë e klasit të parë dhe një nga më të kushtueshmet në treg, ishte fshehur në katër konteinerë që bënin transportin e bananeve nga Ekuadori drejt Shqipërisë.

Firma që kishte porositur bananet është “Alba Exotic Fruit”, me administrator Eduart Dautin, por nga hetimet e deritanishme nuk rezulton të ketë lidhje me transportin e kokainës. Ka të ngjarë që porositësit e drogës, të pikasur fillimisht nga DEA amerikane, ta kenë shfrytëzuar itinerarin e importit të frutave ekzotike për të transportuar brenda konteinerëve edhe “dërgesën” e tyre.

Operacioni policor ishte i mirëmenduar dhe që prej informacioneve të DEA-s, derisa konteinerët mbërritën në portin e Pireut në Greqi ku u krye edhe zëvendësimi i kokainës me oriz, autoritetet ishin gjithmonë një hap para trafikantëve. Në Shqipëri diçka mesa duket nuk shkoi siç duhej, dhe personi i dyshuar si porositësi Gentian Malindi, arriti të arratisej.

Në pranga ranë Altin Myslihaka 35 vjeç dhe Ardian Bega 53, njëri prej tyre punonjës sigurie në portin e Durrësit.

Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij para oficerëve të çështjen, personi i dytë i arrestuar, Ardian Bega, oficer sigurie në portin e Durrësit pohoi se ishte kontaktuar nga Gentian Malindi që të merrte diçka në kontejnerët me banane, brenda të cilave kishte 137 kg kokainë. Po sipas Begës, pasi Malindi kishte pikasur se ishte në vëzhgim nga policia, e kishte hedhur drogën nga makina në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Gentian Malindi ka qenë edhe më herët i arrestuar dhe proceduar për trafikim të lëndëve narkotike.

Ai është arrestuar më parë dhe për një sasi prej 500 kilogramë hashash, që ishin transportuar nga Lazarati në drejtim të Durrësit.

Malindi ka në pronësi të tij një anije peshkimi në qytetin e Durrësti. Më herët ai është bërë pjesë e mediave, me një denoncim të tij në drejtim të policisë. Biznesmeni durrsak pretendonte se kontrollet e shpeshta të bëra nga ana e policisë po dëmtonin rëndë biznesin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Sovranizmi i opozitës dhe MAGA e Donald Trump
Previous article SHEMBULL PËR TU MARRË/ Cakaj shpërndan në New York abetare për fëmijët shqiptarë

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT