Në fotot që ka siguruar dhe publikon Report Tv duken dy personat, kur i drejtohen kontenierit dhe me çantën në krah me pakot. Pas mbërritjes së kontenierit të vetmit që u paraqitën në Portin e Durrësit, më 19 shtator, ishin dy personat tashmë të arrestuar, njëri punonjës i sigurisë në Portin e Durrësit, Ardian Bega dhe Altin Mislihaka.
Por policia i ka pasur në mbikëqyrje përmes GPS, dhe ka bërë të mundur arrestimin e tyre në flagrancë, pasi i futi në kurth duke zëvendësuar kokainën me oriz.



.jpg)