• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO”/ Bundestagu gjerman voton me 395 vota PRO hapjes së NEGOCIATAVE për Shqipërinë
Home
Politikë

“PO”/ Bundestagu gjerman voton me 395 vota PRO hapjes së NEGOCIATAVE për Shqipërinë

26 September, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Gjermania çeli këtë mbrëmje siparin për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me famijen e madhe të Bashkimit Evropian. Pas diskutimeve të shumta, Bundestagu hodhi në votim çështjen e negociatave me të dyja vendet, ndërsa Shqipëria  në fund arriti të marrë 395 vota pro.

Vendimin pozitiv të Bundestagut gjerman e përshëndeti menjëherë numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili publikoi edhe numrin e votave të deputetëve, të cilët dhanë miratimin për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ai tha se çelja e negociatave me Shqipërinë ka marrë 395 vota pro, 188 kundër dhe 16 deputetë të tjerë ishin të pavendosur.

“Bundestagu voton me 395 vota PRO fillimit të bisedimeve për anëtarësim. Gjithashtu 188 kundër (ndër ta pjesa më e madhe e djathta ekstreme AFD) dhe 16 të pavendosur”-shkruan Balla.

“Çelje negociatash për Shqipërinë pas plotësimit të kushteve”. Ky ishte vendimi i grupeve Parlamentare të Koalicionit Qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman, të cilat votuan dy ditë më parë rezolutën që t’i rekomandohet qeverisë federale hapja e negociatave me kushte për Shqipërinë, ndërsa ky proces mori sot miratimin nga Bundestagu me 395 vota pro.

Gjithashut Bundestagu  gjerman vendosi pro çeljes së negociatave edhe për Maqedoninë e Veriut. Ajo mori 476 vota pro, 122 kundër dhe 16 deputetë të tjerë ishin të pavendosur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E HOLLË SI.../ Realizohet bateria e parë plotësisht e palosshme
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja Torino-Milan. Rezultati 1-1

F.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT