• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHQIPËRIA E MIRËPRITUR NË BE”/ Nënkryetarja e CDU: PD të kthehet në Parlament
Home
Politikë

“SHQIPËRIA E MIRËPRITUR NË BE”/ Nënkryetarja e CDU: PD të kthehet në Parlament

26 September, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Në një intervistë për Deutsche Wellen, nënkryetarja e grupit Parlamentar, CDU/CSU, Katja Leikert, thotë, se Bundestagu do të vazhdojë ta shoqërojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së.

Zonja Leikert, më në fund grupi parlamentar i CDU/CSU-së e dha dritën e gjelbër për çeljen e negociatave, megjithëse për Shqipërinë u vendosën shumë kushte. Si duhet t’i kuptojmë këto kushte?

Jemi konsultuar shumë gjatë në Bundestagun gjerman. Për Maqedoninë e Veriut, çështja është relativisht e qartë. Maqedonia e Veriut është zhvilluar shumë pozitivisht, sidomos sa i përket zgjidhjes së çështjes së mosmarrëveshjes për emrin.

Me Shqipërinë, padyshim, u morëm shumë të tepër. Ne e dimë se situata politike e brendshme nuk është demokratike në kuptimin tonë. Opozita ka braktisur parlamentin, Gjykata Kushtetuese nuk funksionon. E dimë se ka ende probleme me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Të gjitha këto janë, natyrisht, gjëra që janë problematike dhe të cilat ne duhet t’i shikojmë nga afër. Por ne thamë po, sepse donim që t’u jepnim shqiptarëve sinjalin nga Bashkimi Evropian se janë të mirëpritur në Evropë dhe se ky është drejtimi i tyre.

Shumë shqiptarë po largohen nga vendi, sepse nuk shohin aty perspektivë. Kjo nuk mund të jetë e ardhmja e një vendi. Është një vend shumë i bukur dhe ne duam ta shoqërojmë në rrugën e demokratizimit dhe të BE-së.

Ju keni një parti simotër në Shqipëri, e cila, siç e thatë dhe ju, është larguar nga parlamenti. Cilat janë pritshmëritë tuaja në adresë të Partisë Demokratike?

Unë u bëj thirrje të gjitha forcave demokratike në Shqipëri, si atyre të qeverisë, ashtu edhe të opozitës që të marrin pjesë në proceset demokratike dhe këtë ta bëjnë jo jashtë parlamentit. Kjo nuk mund të jetë mënyra e duhur. Në këtë drejtim, apeli në të vërtetë u hap rrugë të gjitha forcave politike në Shqipëri për të hapur negociatat e pranimit.

A e dorëzon Bundestagu me këtë hap përgjegjësinë te Brukseli?

Ne nuk dorëzojmë asnjë përgjegjësi, përkundrazi, besojmë se ky proces kërkon shumë më tepër përkushtim, përgjegjësi dhe drejtim nga ana jonë.

Si do të ushtrojë Bundestagu ndikim në të ardhmen?

Janë 35 kapituj që duhen negociuar pak nga pak. Dhe pas çdo kapitulli, Këshilli i Bashkimit Evropian do të ketë mundësi të pajtohet me hapjen ose mbylljen e kapitujve. Dhe ne, në Bundestag, do ta shoqërojmë këtë proces dhe do të jemi shumë aktiv.

Tani që Gjermania e tha po-në e saj, sytë janë drejtuar nga presidenti francez Emmanuel Macron. Cili është argumenti që do t’i jepnit ju presidentit francez për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut?

Ne duhet të shohim se nga vijnë vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria. Në vitin 1999 përfundoi atje lufta e fundit, Lufta e Kosovës. Këto vende janë ende në fazën e transformimit. Dhe ato janë thuajse në mes të Evropës. Por nuk është vetëm gjeografia që i afron me ne, është edhe kultura.

Është në interesin tonë që të sigurojmë atje stabilitet dhe që këto vende me të vërtetë të kenë një perspektivë të mirë. Unë e shoh këtë perspektivë të realizuar më së miri kur ato të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian në planin afatgjatë. Dhe, nëse presim edhe më gjatë, atëherë nuk dihet nëse do të kemi përmirësime në disa vende.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK MË LË TA PUTH"/ Jonida Shehu rrëfen marrëdhënien me vajzën e saj
Previous article DY VITE PAS NDARJES/ Eneda Tarifa fotografohet me ish-bashkëshortin

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT