• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET PËR KOSOVËN NË OKB/ Vuçiç: Duhet zgjidhje e përhershme, ne kemi diskutuar…
Home
Rajon

FLET PËR KOSOVËN NË OKB/ Vuçiç: Duhet zgjidhje e përhershme, ne kemi diskutuar…

26 September, 2019 F.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se për “problemin e Kosovës” duhet zgjidhje e përhershme, e cila duhet të arrihet në atë mënyrë që asnjëra palë të mos fitojë gjithçka, por mjaftueshëm. Vuçiç iu drejtua të enjten Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Kemi filluar të luftojmë për një zgjidhje të përhershme dhe presim që bota t’i kuptojë qëndrimet dhe argumentet tona dhe të mos e mbështesë palën e kundërt, siç ka bërë nga viti 1999 deri më 2008”, tha Vuçiç.

Ai tha se arritja e marrëveshjes me Kosovën, për normalizimin e marrëdhënieve, është e rëndësishme për stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Vuçiç tha se Serbia ka biseduar me Kosovën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përkundër “tensioneve dhe incidenteve të shpeshta në Kosovë dhe veprimeve të njëanshme të Prishtinës”.

Vuçiç tha se taksa që u ka vënë Kosova prodhimeve të Serbisë, në nëntor të vitit të kalaur, ka bërë që Serbia të humbë 350 milionë euro. “Tarifa që vazhdon të jetë në fuqi, ka vënë në rrezik edhe jetën normale dhe të dinjitetshme të serbëve në Kosovë”, tha Vuçiç. “Në gjithë këtë kohë, Serbia ka reaguar në mënyrë të moderuar dhe me përgjegjësi ndaj veprimeve të njëanshme të Prishtinës, duke mos vendosur kundërmasa dhe duke bërë përpjekje të qetësojë situatën”, tha Vuçiç.

Autoritetet e Kosovës, përkundër thirrjeve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara për heqjen e taksës, nuk kanë ndryshuar qëndrim. Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i cili e ka marrë vendimin për taksën, e ka kushtëzuar heqjen e saj me njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia. Vuçiç, në disa raste, ka përsëritur se nuk mund të ketë dialog pa heqjen e taksës. /Rel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY MUAJ I ZHDUKUR/ Studenti gjendet i vdekur në dhomën e konviktit
Previous article "JU TRADHËTON"/ Astrologe Meri bën paralajmërimin e fortë për këtë shenjë

F.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde Rajon

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT