Firma malazeze “Lukana d.o.o” i ka shkuar kryeministrit Edi Rama për një kompani në Shkodër që i kishte rrëmbyer kamionin dhe i shantazhonte.
Ata i kërkojnë Ramës zgjidhje për këtë situatë, pasi thonë se nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga policia rajonale, të cilën e akuzojnë për bashkëpunim me kompaninë në Shkodër.
Vetëm pak ditë pas këtij mesazhi, kamioni i bllokuar në Shkodër u kthye në Mal të Zi dhe përfaqësuesi i kompanisë falenderoi kryeministrin për reagimin.
Ndërkohë Rama e kritikoi për akuzat ndaj policisë, pasi pretendon se ishin të pabazuara.




