• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Ngrihet akt-akuzë kundër një gruaje të kthyer nga Siria
Home
Rajon

KOSOVË/ Ngrihet akt-akuzë kundër një gruaje të kthyer nga Siria

26 September, 2019 F.autor Rajon

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj N.H., e cila në vitin 2014 “u është bashkuar grupeve terroriste në Siri”.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se aktakuza është ngritur për shkak se N.H. ka kryer veprën penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht, jashtë territorit të Republikës së Kosovës”.

E akuzuara dyshohet se me dashje ka udhëtuar drejt Sirisë, ku është bashkuar me grupet terroriste, si Shteti Islamik dhe Al Nusra. Ajo është në mesin e dhjetëra grave të kthyera nga Siria në Kosovë, në muajin prill.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura N.H., me dashje direkte që nga data 26.09.2014, ka kaluar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, në drejtim të shtetit të Maqedonisë (së Veriut) për në Turqi dhe më pas ka përfunduar në Siri, në zonën e konfliktit Siri-Irak, me qëllim që t’iu bashkëngjitet grupeve terroriste ISIS dhe Al Nusra”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Në fillim të muajit shtator, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtore për veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist” Merita Aliun, e cila po ashtu është njëra prej grave të kthyera. Aliu është dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim me kusht, pasi ka pranuar fajësinë, duke thënë se është penduar që ka shkuar në Siri.

Në prill, institucionet e Kosovës kanë kthyer nga Siria 110 kosovarë, në mesin e tyre katër luftëtarë që kanë luftuar për grupin militant Shteti Islamik, 74 fëmijë dhe 32 gra. Pas marrjes në pyetje nga hetuesia, shumicës së grave u është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Shumica prej tyre ende e kanë të shqiptar këtë masë. /Rel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FIRMËS MALAZEZE I RRËMBEJNË KAMIONIN NË SHKODËR.../ I drejtohet menjëherë Ramës dhe merr zgjidhje (MESAZHET)
Previous article TËRMETI I FUQISHËM NË TURQI/ Erdogan kthehet nga New York: Janë plagosur tetë persona...

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT