• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PRITET TË FORMO0HET NGA TRE…”/ Rama takon Presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Zaev: Në tetor firmosim “Shengenin ballkanik”
Home
Politikë

“PRITET TË FORMO0HET NGA TRE…”/ Rama takon Presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Zaev: Në tetor firmosim “Shengenin ballkanik”

26 September, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama është takuar në SHBA me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, teksa po marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Lajmin e këtij takimi e ka dhënë kreu i shteti serb, i cili ka thënë në një intervistë për mediet e vendit të tij se ka diskutuar me Ramën dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për heqjen e barrierave për bizneset dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve e shërbimeve.

Mediet serbe raportojnë se Presidenti serb ka theksuar se është diskutuar në takim për një “Shengen të vogël”, që pritet të formohet nga tre shtetet: Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Vuçiç tha se një marrëveshje specifike në këtë fushë do të firmoset në konferencën e Novi Sadit, më 9-10 tetor, ku ai pret të jenë të pranishëm Rama dhe Zaev.

“Ajo që diskutuam është se duam të jemi më specifikë. Ne duam të krijojmë lidhje më të thella politike dhe ekonomike dhe të paraqitemi para BE-së si një bllok, sesa individualisht”, u tha Vuçiç gazetarëve.

Kosova nuk përfshihet në këtë marrëveshje dhe i pyetur nga gazetarët, Vuçiç u shpreh: “Është e rëndësishme për Serbinë që Prishtina të përfshihet në këtë proces”.

Ideja e të ashtuquajturit “Shengen ballkanik” qarkullon prej vitesh, por janë Kosova dhe Mali i Zi që e kundërshtojnë ashpër, pasi e konsiderojnë këtë veprim si një përpjekje për rikthimin e ish-Jugosllavisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDIZET ALARMI TEK PARTIZANI/ Mesfushori vlonjat në dyshim për derbin, probleme edhe për…
Previous article DERBI I KRYEQYTETIT/ Rindahen sërish tribunat, për shkaqe sigurie Tirana lëshon…

k.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT