• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
100 PLUMBAT NË FUSHË KRUJË/ Atentatorët kishin informatorët e tyre në fshat. Çfarë thanë fqinjët
Home
Breaking News

100 PLUMBAT NË FUSHË KRUJË/ Atentatorët kishin informatorët e tyre në fshat. Çfarë thanë fqinjët

25 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia nuk ka asnjë të ndaluar për atentatin e tipit mafioz në drejtim të Marklen Hakës, të ndodhur mbrëmjen e 21 Shtatorit në Nikël të Fushë-Krujës. Pas ngjarjes u shoqëruar në komisariat mbi 20 persona, të cilët u lanë të lirë pas marrjes në pyetje.

Grupi hetimor dyshon se plagosja e Marklen Hakës ka si motiv hakmarrjen. Në të njëjtin atentat mbeti e vrarë aksidentalisht halla e 28-vjeçarit, që ishte për vizitë te banesa e tij. Organizatorët e atentatit, dyshohen se kanë pasur informatorin e tyre për të hyrë në brendësi të fshatit Zezë.

Madje banorët kanë deklaruar në polici se, pak para se të ndodhte plagosja e 28-vjeçarit Haka pranë urës ishin parë disa lëvizje automjetesh e njerëz të panjohur. Dyshimet janë që autorët e atentatit janë vrasës me pagesë.

Ata e njihnin mirë terrenin pasi, nuk janë larguar nga rrugë kryesore automobilistike që lidh Niklën me Krujën por, kanë zgjedhur rrugën dytësore të fshatit Zezë, duke humbur edhe gjurmët. Në vendngjarje u sekuestruan mbi 100 gëzhoja të qëlluara nga katër armë të ndryshme automatike.

Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por që u lirua për mungesë provash. Edhe një vit më parë Haka u prangos gjatë operacionit “Forca e Ligjit”, të zhvilluar në zonën e Niklës, por u lirua përsëri, ndërsa në banesë iu gjetën armë zjarri e lëndë shpërthyese./ABC News

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Ish-mbrojtësi Barzagli rikthehet sërish tek Juventus, këtë herë në rolin...
Previous article PRITET TË DALIN NË SHITJE BILETAT/ Policia dhe ndarja e stadiumit, problemi i zakonshëm në derbi

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT