• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRÇAHET OPOZITA/ Ja tre faktet që konfrimojnë krisjen e Bashës me Kryemadhin
Home
Politikë

PËRÇAHET OPOZITA/ Ja tre faktet që konfrimojnë krisjen e Bashës me Kryemadhin

25 September, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ka kohë që flitet për një krisje brenda opozitës, pasi dy liderët kryesorë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ndajnë mendime të ndryshme për disa çështje.

Edhe pse në daljet e sforcuara publike flitet vazhdimisht për “opozita e bashkuar”, “vendimi unanim i opozitës”, “qëndrimi i opozitës së bashkuar”, analiza e fakteve e bërë nga Gazeta SHQIP çon në një tjetër konkluzion; opozita nuk është e bashkuar, madje është thellësisht e ndarë për shtyllat kryesore ku mbështetet aksioni opozitar.

Çështja thelbësore që ndan në dysh opozitën dhe që rrëzon të gjithë kauzën Basha-Kryemadhi është qëndrimi ndaj kryeministrit Edi Rama.

Lulzim Basha në daljet e tij publike zotohet në vendosmërinë e tij për “qeveri teknike pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme”, por kjo tezë esencialë nuk mbështetet nga Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI, deklaroi sot në një dalje publike për mediat “se nuk ka qenë kurrë kusht i LSI largimi i Ramës si kryeministër”.

Në fakt, opozita komentoi sot e ndarë vendimin e Bundestagut gjerman për të votuar pro negociatave me Shqipërinë pasi të plotësohen 9 kushte.

Në rastin e një opozite të bashkuar, qëndrimi do të ishte i unifikuar, por sot dy liderët e opozitës dolën në konferenca të ndara për mediat, njëri pas tjetrit, duke konfirmuar kështu krisjen brenda kampit opozitar.

Një tjetër moment që konfirmon krisjen brenda opozitës ishte edhe largimi i Ivi Kasos nga tryeza e organizuar nga OSBE për reformën zgjedhore.

Monika Kryemadhi u habit kur u njoh me lajmin pasi u pyet nga gazetarët. Kryetarja e LSI u shpreh se vendimi i marrë gjatë takimit me aleatët ishte ndjekja e tryezës së parë deri në fund. Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me një veprim personal të Kasos, për të mos thënë se PD nuk i merr parasysh vendimet e marra në grup.

Këto janë vetëm disa fakte që konfirmojne se opozita e bashkuar nuk është vërtetë e bashkuar. LSI duket se po luan me dy porta, nga njëra anë bashkëpunon me PD në aksionin ndaj Ramës, por nga ana tjetër thotë se është kundër largimit të kryeministrit.

Tetori është muaj vendimtar. Në tryezë është fati negociatave, dekreti i Metës për zgjedhjet, por edhe fati i koalicionit Kryemadhi-Basha. (shqip)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MË PROVOKUESE SE KURRË/ Fotot e fundit të Agnesa Vuathaj do t'ju mahnisin
Previous article U KAP MAT ME YOUNG ZERKËN/ Reagon për herë të parë bukuroshja bjonde

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT