• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASOJAT E TËRMETIT/ Balluku takon familjet në Manzës: Do fillojmë rindërtimin e shtëpive të dëmtuara
Home
Aktualitet

PASOJAT E TËRMETIT/ Balluku takon familjet në Manzës: Do fillojmë rindërtimin e shtëpive të dëmtuara

25 September, 2019 k.autor Aktualitet

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako ishin në zonën e Manzës në familjen Sula, banesa e të cilëve është bërë e pabanueshme për shkak të dëmeve të shkaktuara.

Pas inspektimit te kryer, inxhinierët e Institutit të Ndërtimit dolën në përfundimin se banesa është e pariparueshme dhe për këtë arsye është vendosur ndërtimi i një banese të re, ndërkohë që shirat e rëna ditët e fundit kanë shtuar rrezikun që ndërtesa të shembet plotësisht.

Familja është sistemuar provizorisht në një çadër, sipas kërkesës së tyre, pasi kanë refuzuar të largohen nga shtëpia për t’u sistemuar në shtëpinë e pushimit të ushtrisë, e cila është vënë në dispozicion të familjeve të dëmtuara. Ministrja Balluku u bëri apel familjarëve që t’i qëndrojnë larg godinës më qëllim shmangien e ndonjë fatkeqësie më të rëndë.

“Kjo është një situatë e vështirë për t’u përballuar, shirat e bënë akoma më të vështirë. Por mos ju afroni kësaj ndërtese. Unë e di që kjo është shtëpia juaj, e di që zemra ju dhemb dhe doni të futeni brenda, por duhet t’i qëndroni larg. Kur aktet e konstatimit të inxhinierëve tregojnë, që janë të pabanueshme duhet t’i respektojmë, sepse nuk e dimë se çfarë tragjedie na vjen nga pas”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se e gjithë Qeveria, së bashku me kryetarët e bashkive dhe deputetët ndodhen në terren dhe po shkojnë në çdo shtëpi, jo vetëm për të siguruar banorët për mbështetjen e autoriteteve shtetërore por edhe për t’ju kërkuar atyre që të respektojnë vlerësimet e ekspertëve për sigurinë e ndërtesave duke u qëndruar larg atyre të cilat kanë rrezik të madh shembjeje.

“Të gjithë ministrat janë në terren, të gjithë kryetarët e Bashkive janë në terren. Ne, siç po e shikoni, po vijmë në zonat më të thella, jemi këtu dhe po mundohemi të vijmë shtëpi më shtëpi sepse ju duhet të kuptoni ku janë të pabanueshme, pavarësisht sesi mendoni ju është më mirë që të dëgjojmë ekspertët”, theksoi Balluku.

Ministrja i siguroi familjarët, se janë marrë të gjitha masat, që sapo të përfundojë procesi i vlerësimit të dëmeve të nisë puna për rindërtimin e shtëpive të tyre, në mënyrë që të përfundohen sa më shpejt.

Ndërsa kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako bëri të ditur se në çdo grup të inspektimit i cili ndodhet në terren për të bërë verifikimin e banesave, ka pjesë të tij edhe një psikolog për t’ju gjendur në këtë mënyrë akoma dhe më pranë familjeve të dëmtuara dhe për t’i ndihmuar ata ta kalojnë sa më lehtë gjenden e rënduar psikologjike të shkaktuar si pasojë e lëkundjeve të tërmetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUHET TI DINI/ 5 kombinimet perfekte të fundit të lëkurës në vjeshtë
Previous article A I DINIT? Ja 7 probleme shëndetësore që tregon gjuha juaj

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT