Prezenca e OSBE-së në Shqipëri po zhvillon sot tryezën për reformën zgjedhore, ku është e pranishme edhe opozita jashtëparlamentare e përfaqësuar nga ekspertët e zgjedhur nga PD, LSI dhe PR. Fjalën hyrëse në këtë tryezë po e mban ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt dhe më pas dy bashkëkryetarët e komisionit për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.
Përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso pas fjalës në tryezën e OSBE-së dhe komunikimit dicka në vesh ambasadorit të OSBE-së u largua. Së bashku me të u largua edhe përfaqësuesi i Partisë Republikane, Arjan Madhi.


