Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka reaguar në lidhje me reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive që kanë rënë gjatë ditës së sotme në vend.
Në njoftimin zyrtar Shërbimi Meterologjik Ushtarak bën me dije se për orët në vijim reshjet intensive do të mbeten më të përqëndruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë.
Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht nesër në pjësën e dytë të ditës.
Njoftimi zyrtar:
Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan. Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0mm, Tiranës 20.0mm. Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullëshme deri në 15-18 m/sek.
Për orët në vijim reshjet intensive shoqëruar me shtrëngata e stuhi do të mbeten më të përqëndruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë.
Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht nesër në pjësën e dytë të ditës.


