Kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një lidhje direkte në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin në “News24”, ka komentuar edhe votimin sot në këshillin bashkiak të Tiranës të buxheitt të vitit 2018 edhe me votat e 4 këshilltarëve të LSI.
“Lali Eri s’e ka fkiuar buxhetin me ndihmën tonë, Lali Eri ka dalë në treg dhe ofron para punë, ça të dojë për të blerë këshilltar, si puna e katarsitit të Fatos Nanos, kushdo të ikë
le t’ja japi taksitë elektrike Endri Fugës dhe Olsi Ramës dhe ti nxjerrë të gjithë taksixhinjtë shqiptarë që punojnë për një copë bukë, pa punë. Le ti blejë të gjithë këshilltarët po të dojë, jo të gjithë njerëzit kanë karaktere të fortë”.


