• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLEDHJA E QEVERISË/ Xhaçka: Tirana dhe Durrësi qarqet më të prekura në tërmeti, ja sa banesa janë dëmtuar
Home
Politikë

MBLEDHJA E QEVERISË/ Xhaçka: Tirana dhe Durrësi qarqet më të prekura në tërmeti, ja sa banesa janë dëmtuar

22 September, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se dita e sotme ka qenë e ngarkuar për të gjithë vendin. Ajo tha se dëmet janë modeste, duke veçuar Tiranën dhe Durrësin që kanë pasur dëmet më të rënda.

“E sotmja ka qenë një ditë e ngarkuar për vendin dhe grupet e punës që kanë qenë të angazhuar. Ka qenë një ditë me ankth. Tani që kemi një pasqyrë më të qartë të situatës nga terreni e kemi të qartë që dëmet reale janë shumë më të vogla nga ato që priteshin. Tërmeti që ra sot ishte i madh dhe duke parë përmasat e saj them se kemi qenë me shumë fat që dëmet janë kaq të vogla. Kemi arsye të besojmë se situata është nën kontroll. Ka pasur 105 persona të lënduar. Këto lëndime kanë ardhur si pasojë e situatës së frikës dhe nxitimit për të lënë banesat. Gjëja e fundit për të cilën kemi nevojë është paniku. Në këto momente nuk duhet të veprojmë në panik. Më e keqja është kaluar. Dëmet janë modeste. Por dëme ka pasur. Qarqet më të prekura janë Tirana dhe Durrësi.

-Në qarkun e Tiranës kemi 293 banesa të dëmtuara, 20 pallate të plasaritura,

-Në Durrës 185 banesa me dëmtime, 5 pallate me krisje

-Elbasan- 24 banesa, 3 pallate

-Berat vetëm një banesë e dëmtuar

-Dibër- 17 banesa të dëmtuara

-Fier 4 banesa të dëmtuara, puset e naftër atje janë të padëmtuara.

-Lezhë-  38 banesa

-Vlorë- 1 banesë

Nuk ka raportim për dëme në qarqet e tjera

Kjo është një pasqyrë paraprake e dëmeve. Kemi bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë. Nuk raportohet për dëme serioze.

Ekipet që do të ngrihen duhet të inspektojnë dhe të verifikojnë nga afër çdo rast. Kjo do të nisë nga nesër. Çdo banor mund të shfrytëzojë për strehim qendrat sociale, dhe shtëpinë e pushimit të ushtarakëve në Durrës. Askush nuk mund të parashikojë tërmete. Ne kemi për detyrë të qëndrojmë në gatishmëri. Ky ishte vetëm fillimi. Puna e vërtetë nis tani“, tha Xhaçka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLEDHJA E QEVERISË/ Rama zbulon telefonatat që mori nga krerët e shteteve mike të vendit tonë
Previous article TËRMETET/ Sandër Lleshaj: Në terren janë 2200 forca policie, po evidentojmë dëmet

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT