• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI QË ”SHKUNDI” SHQIPËRINË/ Më i fuqishmi në 30 vitet e fundit. Lëndohen 68 persona (VIDEO)
Home
Sociale

TËRMETI QË ”SHKUNDI” SHQIPËRINË/ Më i fuqishmi në 30 vitet e fundit. Lëndohen 68 persona (VIDEO)

21 September, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria shkundet nga tërmeti. Tërmeti i magitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik dhe intensitet 7.5 Merkalli, 30km në veri të Durrësit, është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit ne ora 16:09. Deri më tani në spitalin e Traumës në kryeqytet janë paraqitur 52 persona të cilët kanë pësuar lëndime jo te renda. Ndërsa në spitalin e Durrësit janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore 16 persona.

Shqipëria shkundet nga 6 lëkundje tërmeti. Tërmeti i magitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik dhe intensitet 7.5 Merkalli, 30 km në veri të Durrësit, është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit ne ora 16:09. Lëkundja e dytë është shënuar në orën 16:15 me magnitudë 5.2. Këto ishin dhe dy lëkundjet më të forta të tërmetit me epiqendër në detin Adriatik pranë Durrësit.

Deri më tani në spitalin e Traumës në kryeqytet janë paraqitur 52 persona të cilët kanë pësuar lëndime jo te renda. Ndërsa në spitalin e Durrësit janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore 16 persona.

Lëkundje të fuqishme janë ndjerë edhe në kryeqytet duke shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë që qytetarët kanë nxituar të dalin nga banesat për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm.

Kryeministri Edi Rama ka anuluar udhëtimin për në New York pas lajmit për tërmetin. Rama ndodhet në Frankfurt dhe pritet të kthehet në Tiranë në orët në vazhdim.

Epiqendra ka qenë në Detin Adriatik. Është e pritshme që ngjarja të pasohet me lëkundje të tjera derisa të stabilizohen pllakat tektonike. Është një lajm i mirë që goditjete pasusese kanë pësuar rënie. Deri më tani raportohet për 68 persona të lënduar. Ka pasur persona që kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas janë larguar. Në pjesën dërrmuese të vendit bëhet fjalë për krisje të mure. Krisje në 46 banesa dhe në tre pallate në Farkë, në Dajt, në Komunën e Parisit. Në Durrës raportohen dëme në 4 pallate dhe 46 banesa të vjetra. Në Dibër kemi banesa të dëmtuar dhe një e rrëzuar plotësisht. Në Korçë nuk raportohen dëme. Çdo institucion kemi në gatishmëri emergjencën. Po ashtu dua të informoj se bashkitë janë duke përgatitur qendra strehimi për të gjithë ata që mund të kenë nevojë. Kam qenë në kontakt edhe me kryeministrin i cili ka vendosur të ndërpresë takimin në Vjenë. Paralelisht po ngrihen edhe grupet e vlerësimit të dëmeve. Kemi marrë shumë mesazhe solidariteti. Shumë qytetarë kanë përjetuar momente ankthi dhe frike. FA, Policia e Shtetit dhe ekipet e vlerësimit do të jenë në krye të detyrës.
Në përgjigje të situatës së krijuar nga lëkundjet e tërmeteve të njëpasnjëshme gjatë orëve të pasdites, u thirr menjëherë Grupi i Menaxhimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, nën drejtimin e Ministres së Drejtësisë.

Grupi i Menaxhimit në bashkëpunim me strukturat e tjera drejtuese kreu një verifikim paraprak të situatës në të gjitha institucionet e varësisë së Ministrisë së Drejtësisë, dhe veçanërisht pranë Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Vlen të theksojmë se në Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, situata paraqitet e qetë dhe pa probleme si në drejtim të sigurisë njerëzore, ashtu dhe shëndetit të punonjësve të strukturave të burgjeve dhe të shëndetit të të paraburgosurve dhe të dënuarve. Në momentet e lëkundjeve të tërmetit, në kuadër të menaxhimit të situatës, janë ndjekur me përpikmëri kërkesat e Planit të Emergjencës në Burgje, duke nxjerrë të dënuarit për çështje sigurie fizike në ambientet e ajrimit.

Në përgjigje të situatës, në bazë të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve dhe legjislacionit në fuqi, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar kalimin në gjendje gadishmërie, në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në afërsi të epiqendrës së tërmeteve, ku janë ndjerë lëkundjet dhe po zbatohet plani i masave përkatëse në çdo IEVP.

Për të gjitha institucionet e varësisë, po vijon inspektimi i detajuar për evidentimin dëmeve të mundshme materiale. Situata është në monitorim dhe në ndjekje të vazhdueshme!”, njofton Ministria e Drejtësisë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar të lënduarit nga tërmeti në Spitalin e Durrësit. Bëhet e ditur se deri më tani në spitalin e Durrësit janë dërguar 21 persona, kryesisht me fraktura në gjymtyrë. Ekipi mjekësor në këtë spital është në gjendje gatishmërie, ndërsa gjendja shëndetësore e lënduarve paraqitet e stabilizuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUKËSI-TIRANA/ Abazaj ndëshkon "bardheblutë", ja goli (VIDEO)
Previous article TËRMETI/ Reagon Ministria e Drejtësisë: Inspektim i detajuar për evidentimin dëmeve të mundshme materiale

k.autor

Postime të ngjashme

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri! Aktualitet

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun Aktualitet

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun

SHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se… Aktualitet

SHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT