• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FURTUNË SHKARKIMESH NË BASHKINË  E LEZHËS/ Ndreu: Në katër vite kursejmë rreth 5 mln euro
Home
Politikë

FURTUNË SHKARKIMESH NË BASHKINË E LEZHËS/ Ndreu: Në katër vite kursejmë rreth 5 mln euro

20 September, 2019 k.autor Politikë

30 % e punonjësve të Bashkisë Lezhë do të largohen nga puna, duke nisur nga maji janar i vitit që vjen. Struktura e re e përgatitur nga drejtuesit e Bashkisë dhe që u miratua nga Këshilli Bashkiak parashikon reduktim të ndjeshëm të numrit të punonjësve të kësaj njësie vendore. Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thotë se administrata aktuale është e tejfryrë në organike dhe sipas tij kjo është një kosto e lartë për taksapaguesit lezhjanë.

Ndreu deklaroi se nga ulja e punonjësve të panevojshëm nga puna do të kursehen rreth 5 mln euro të cilat do të përdoren për investime të domosdoshme.

“Struktura e bashkisë sot është jo eficente dhe e tejfryrë në organikë. Sot që flasim kemi 609 funksione të miratuara në këshillin bashkiak, 285 funksione të deleguara duke shtuar këtu edhe një numër pa fund njerëzish me kontrata provizore të cilët kanë variuar në situata të pakëndshme duke paguar rroga për njerëz që në fakt na rezultojnë se nuk ekzistojnë fare në punë. Një handikap të cilin ne nuk mund ta lejojmë, por që është mbi të gjitha një kosto për të gjithë taksapaguesit lezhjanë. 

Ka një shkuarje të fondeve drejt rrogave dhe drejt shpenzimeve operative në dëm të investimeve. Në 2018 vetëm 4% e buxhetit të bashkisë është përdorur për investime dhe gjithë të tjera kanë shkuar për rroga e shpenzime të tjera. Do ta zhbëjmë bashkinë si vend punësimi, por si vend shërbimi, një strukturë eficente, e kontrollueshme dhe me kontrollin periodit të sektorëve dhe specialistëve përkatës. 

Nga ulja e numrit të panevojshëm të punonjësve fitojnë minimalsht 100 mijë euro në muaj dhe për 4 vjet ne fitojmë 4 mln e 800 mijë euro të shkuara kot deri më tani. Këto lekë do të shkojnë për investime dhe kjo është domosdoshmëri. Pas një studimi me drejtoritë konkludon që do qëndrojnë 430 punonjës duke lënë një hapësirë për 20 punonjës që mund t’i përdorim në disa pika ose në sezonin turistik”, u shpreh Ndreu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË GJITHË MUND TË JENË PJESË..."/ Mesi flet pas mbledhjes së rajonit të Veriut: U diskutua organizimi i strukturave të PS
Previous article "400 KRYEVEPRA ARTI NË KRYEQYTET"/ Tirana nën ngjyrat e edicionit të 3-të i Bienales Ndërkombëtare

k.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT