Ishte lënë pas orës 16:00 marrja e vendimit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por mesa duket zgjati e vetëm zgjati, derisa në orët e vona të mbrëmjes Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë me 5 vite burg për shpërdorim detyre, por që do t’i konvertohet me 3 vjet shërbim prove për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Gjyqi është ndjekur pa ndërprerje edhe nga përfaqësues të ambasadës së SHBA në Tiranë. Përfaqësueset e Amerikës kanë ndjekur nga afër procesin dhe shpalljen e vendimit nga trupa gjykuese. Ato u larguan pasi situata përpara gjykatës ishte qetësuar disi



