• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KTHIMI I DEKRETIT TË METËS/ Lleshaj: Do bëjmë më shumë ndryshime! 5-15 vite burg kush kapet me armë pa leje
Home
Politikë

KTHIMI I DEKRETIT TË METËS/ Lleshaj: Do bëjmë më shumë ndryshime! 5-15 vite burg kush kapet me armë pa leje

19 September, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kthimin e dekretit për ndryshimet në Kodin Penal nga presidenti Ilir Meta, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e quajti një mundësi për të rishikuar disa ndryshime të nevojshme që do të përforcojnë sigurinë në vend. do rishikohet dënimi për personat e kapur me armë pa leje që do të shkojnë nga 5 deri në 15 vite burg. Nisur nga paralajmërimet e opozitës për nisjen e protestave Lleshaj tha se nuk do të lejohet më bllokimi i rrugëve nga individë që nuk bien dakord me vendime të caktuara të administratës.

“Kthimi i dekretit për ndryshimet në Kodin Penal nga presidenti I Republikës e ka një të mirë sepse na bën të diskutojmë dy herë për diçka shumë të rëndësishme. Shumë punonjës policie kanë rënë në krye të detyrës dhe lidhur me këtë nuk janë vënë para drejtësisë autorët. Kodi Penal ka parashikuar rëndim të veprës penale, si p.sh. ‘goditja për shkak të detyrës’ dhe ‘kanosja për shkak të detyrës’ janë dy vepra të cilat kanë pësuar përforcim të dënimit.  Kodi Penal parashikon ndërhyrje për veprën e armëmbatjtjes pa leje. Dënimet që janë dhënë ndaj personave të kapur me armë kanë qenë të pamjaftueshme, kanë qenë simbolike. Ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të ndahen nga armët. Për këtë Kodi parashikon që ata që kapen me armë dënimet fillojnë nga 5 vjet deri në 15 në rast përsëritje. Do bëjmë përpjekje që të rëndojmë kushtet për marrjen e armëve me leje.

Janë mbi 1100 armë pa leje që kanë shkaktuar masakër në faunën e vendit por edhe viktima. Do vështirësojmë aksesimin e armëve të gjahut. Një nen tjetër që do ndryshohet ka të bëjë me atë të qarkullimit. Shumë persona bllokojnë rrugët nëse nuk i pëlqen një vendim i caktuar. Kjo duhet të marrë fund. Rrugët kanë funksion t’i shërbejnë lëvizjes së lirë të qytetarëve. Bllokimi apo pengmarrja e rrugëve nuk mund të vazhdojë më. Të gjitha bëhen në favor të qytetarëve për shërbimet e sigurisë në vend. Unë mendoj se nuk ka arsye të përpiqemi të kuptojmë pse presidenti e ktheu mbrapsht kodin penal. Unë mendoj se kjo na krijon mundësinë të bëjmë disa ndryshim të nevojshme”, u shpreh Lleshaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEANCA PËR SAJMIR TAHIRIN/ Gjykata tërhiqet për vendim! Nuk do të ketë asnjë "lajm" para orës 16:00
Previous article SHERRI ME ARMË NË BULQIZË/ Plagosën vëllain e kryebashkiakut, arrestohen dy persona, autori në kërkim

k.autor

Postime të ngjashme

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT