• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT PËR 3 VITET E FUNDIT/ Shqiptarët marrin në masë nënshtetësinë italiane,
Home
Sociale

SHIFRAT PËR 3 VITET E FUNDIT/ Shqiptarët marrin në masë nënshtetësinë italiane,

18 September, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Në çdo 100 emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali, 38 kanë marrë nënshtetësinë italiane.

Shqiptarët renditen në vendin e dytë për numrin më të lartë të marrjes së nënshtetësisë italiane, ndër 200 komunitete të huaja që jetojnë në Itali.

Të dhënat janë bërë publike sot gjatë një dëgjesë që ka mbajtur në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese në Dhomën e Deputetëve në Parlament, Presidenti i Institutit Kombëtar të Statistikave Carlo Blangiardo.

Sipas të dhënave të bëra me dije prej tij, deri më 31 dhjetor të 2018 në Itali jetojnë 5 milionë e 255 mijë shtetas të huaj me leje të rregullta qëndrimi.

Kjo shifër ka shënuar një rritje me 400% në krahasim me numrin e të huajve 10 vite më parë në Itali e 111 mijë më shumë se sa viti 2017.

Emigrantët shqiptarë në Itali sipas të dhënave të fundit të ISTAT janë 441 mijë e përbëjnë 8.6% të numrit të përgjithshëm.

Së bashku me marokenët, shqiptarët mbajnë rekordin për numrin më të larë të pajisjes me nënshtetësinë italiane.

Rreth 1 milionë e 340 mijë shtetas të huaj kanë marrë nënshtetësinë italiane, 12.6% e të cilëve janë emigrantë shqiptarë.

Sipas Presidentit të Institutit të Statistikave Italiane në çdo 100 emigrantë shqiptarë, 38 prej tyre kanë marrë nënshtetësinë italiane.

Para tyre renditen emigrantët nga Maroku, 13.7% e të cilëve kanë marrë nënshtetësinë italiane.

56.3% e nënshtetasve të rinj italianë janë femra e mbi 40% janë minorenë.

Kreu i ISTAT, Carlo Blangiardo, dha gjithashtu alarmin se “ndërsa popullësia rezidente reduktohet nga viti në vit, komuniteti i emigrantëve në Itali rritet.

Shqetësues është edhe niveli i ulët i lindjeve që gjatë tremujorit të parë të 2019, që ka shënuar një rënie me 2.4%”.

Presidenti i ISTAT infomoi gjithashtu se janë 3,7 milionë emigrantë nga vendet jo anëtare të Bashkimit Europian që janë pajisur me leje qëndrimi të rregullt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS PËR TË RINJ/ Shikoni si talenti i PSG-së turpëron portierin e Real Madrid (VIDEO)
Previous article NË TRE JAVË NUK KA MARRË ASNJË PIKË/ Kërcënohet nga tifozët presidenti i klubit të Serie A... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT