• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESIDENTI META NË HALL/ Në takimin lobues nga kryetari i Komisionit të Venecias u prit si… “student” (DETAJET)
Home
Politikë

PRESIDENTI META NË HALL/ Në takimin lobues nga kryetari i Komisionit të Venecias u prit si… “student” (DETAJET)

18 September, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ditën e djeshme Presidenti i vendit, Ilir Meta bëri një udhëtim drejt Strasburgut, që sot zyrtarisht nga zyra e shtypit të tij u reklamua si një vizitë pune edhe pse kjo lëvizje ishte e paparalajmëruar. Në faqen zyrtare të Presidencës u reklamua edhe vizita e Presidentit në Strasburg që në një formë përgjigje ndaj mediave që shkruan se ai kishte udhëtuar drejt Strasburgut duke lobuar ‘ për të shpëtuar lëkurën e tij’ ku u takua edhe me Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, e shiti si takim pune.

Por në këtë postim të Presidencës vihet re një detaj që nxjerr blof Presidentin, si dhe përdhos institucionin që ai përfaqëson. Nga fotografia e publikuar, shihet që Presidenti Meta ka takuar zotin Buquicchio me një kartë vizitori të varur në qafë, poshtë një posteri të rastit me një pamje nga Venecia dhe pa asnjë lloj protokolli zyrtar mikpritje.

Me pak fjalë në axhendën e Komisionit të Venecias nuk ka pasur asnjë takim të planifikuar me Metën dhe për këtë arsye, Presidenti i Republikës është trajtuar njësoj si një kalimtar i rastit apo student i interesuar, duke u pajisur me leje hyrje për të vizituar ambientet e Komisionit të Venecias. Kjo për një institucion si Presidenca e një vendit që synon që të bëhet anëtare e Bashkimit Europian është shumë denigruese.

Pajisja e një presidenti me një kartë që i lejon hyrjen në një institucion ndërkombëtar është një akt i paprecedent në historinë e diplomacisë apo marrëdhënieve dypalëshe mes shteteve.

Për më tepër, diçka e tillë tregon që Komisioni i Venecias, i cili ka mbikëqyrur paketën e Reformës në Drejtësi, ashtu si edhe çdo reformë të madhe në vend, nuk është i gatshëm që të pranojë në ambientet e tij Ilir Metën si President.

Arsyeja mund të gjendet vetëm në bindjen e qartë të ndërkombëtarëve, se Meta është një element që ka penguar zbatimin e reformës në drejtësi, ndërsa sjellja politike me zgjedhjet vendore, duket se e ka ridikulizuar edhe më shumë figurën e tij.

Kujtojmë se shpesh herë ai ka dalë haptazi kundër Reformës në Drejtësi dhe duke e quajtur si Ramaforma. Po ashtu ka dalë edhe kundër ndërkombëtarëve. Ekziston edhe një element i dytë edhe më problematik. Në çdo vend normal të botës, kreu i një shteti pritet në një takim pune me një protokoll zyrtar, pjesë e të cilit janë gjithmonë simbolet kombëtare, tapeti i kuq apo nëse takohet me një homolog, edhe himni i flamurit. Asnjë simbol kombëtar nuk është shfaqur në këtë takim.

Kujtojmë se ky takim vjen pikërisht në kohën kur ekspertët e këtij komisioni po studiojnë materialet e marra nga autoritetet shqiptare për nismën parlamentare të ndërmarrë për shkarkimin e Presidentit të Republikës për shkelje të rënda të Kushtetutës. Dhe në fakt, tentativat për të sfumuar gjurmët e lobimit, bien nga vetë njoftimi që presidenca dha zyrtarisht, ku temë e diskutimit mes tyre ka qenë pikërisht çështja e shkarkimit të tij.

Siç njoftoi zyrtarisht presidenca, Meta “i dorëzoi Presidentit Buquicchio raportin e përgatitur për Komisionin e Venecias, dhe i shprehu vullnetin për bashkëpunim të plotë për çdo çështje apo paqartësi që lidhet me të.

Ndaj, me postimin e realizuar në vetë faqen e Presidencës, Meta ka dëshmuar një mungesë të plotë respekti për simbolet e shtetit, por ç’është edhe më e rënda, ka ulur figurën e Presidentit të Shqipërisë në një nivel të padëgjuar kurrë më parë. /Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FËMIJË I VARFËR/ Sot Ronaldo në kërkim të gruas që dikur e ushqente falas
Previous article TURQI/ Erdogani planifikon rikthimin e refugjatëve në Siri

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT