• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E MISTERSHME E VAJZËS NË ’97/ Udhëtimi me të dashurin që familja nuk ja pranoi kurrë
Home
Breaking News

ZHDUKJA E MISTERSHME E VAJZËS NË ’97/ Udhëtimi me të dashurin që familja nuk ja pranoi kurrë

16 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report TV këtë të hënë u angazhua në trajtimin e historisë së Eglantina Këmbacit, në vitin 1999, atëherë 18 vjeç, sot një 40 vjeçare.

Viti i mbrapshtë për shqiptarët e gjeti një adoleshente asokohe Eglantina Kembacin, një 18-vjeçare e cila sapo tërhoqi pasaportën në Tiranë, dëshira e saj ishte të largohej drejt Francës.

Ajo vendosi që më 3 dhjetor të vitit 1997, të largohej nga vendlindja e saj në Berat. Fizikisht ajo i mungon familjes që prej kësaj dite ndërsa më 7 dhjetor tri ditë më pas të vitit 1997, telefonon dhe flet me nënën.

“Mama ndodhem ne France me Armandon, ai më do dhe unë e dua.”

Asokohe Eglantina kishte një marrëdhënie me një djalë të quajtur Armando. Marrëdhënie për të cilën kishin dijeni edhe prindërit, por që nuk e aprovuan kurrë pasi djali me të cilin ishte e dashuruar Eglantina njihej si person problematik.

Pas largimit të saj edhe një vit më pas Eglantina i ruajti kontaktet me familjen duke i dërguar letra dhe foto shpesh herë edhe duke komunikuar në telefon. Sipas pohimeve të saj ajo kishte nisur punë në Paris dhe jetonte atje.

Ishte mesi i gushtit të vitit 1999 kur bëri telefonatën e fundit me nënën:

“Mama, mos u bëj merak për mua.”

Që nga ai moment Eglantina nuk u bë më e gjallë.

Në Shqipëri më herët së të zhdukej, Eglantina kishte përfunduar një kurs parukerie ndërsa ishte e punësuar  si përkthyese e gjuhës franceze për Jean Girard (Zhan Zhard) që nga viti 1993 për afro katër vite.

Ky i fundit pas zhdukjes së saj bëri edhe ai kërkime lidhur me fatin e Eglantinës, e cila nga fotot e dërguara familjarëve vendet përkonin dhe shtetin Italian dhe jo me atë të Francës.

Kjo ngriti pista të tjera dyshimi, se vendndodhja e saj nuk ishte Parisi por Torino, Itali, pranë në lulishten e “Piazza Cavour” . Mjaft njerëz u pyeten atje, ndërsa shumë prej të cilëve pohonin se një vajzë të ngjashme me Eglantinën nga Shqipëria e kishin parë nën shoqërinë e një familje tjetër.

Madje kërkimet arritën deri në vendndodhjen e mundshme për afro dy muaj e gjysmë ku ajo kishte qëndruar në hotel po në Torino, ku kishte bërë edhe fotot e fundit dërguar familjes, nga data 10 qershor deri më 16 gusht 1999.

Nga recepsionisti që e kishte parë, ajo ishte regjistruar me dokumente te rregullta, dhe se  dilte dhe kthehej e vetme ne hotel krejt normalisht.(Shqiptarja.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBANTE DY PISTOLETA POSHTË BANAKUT/ Çfarë ndodhi me 42 vjeçarin shqiptar pas...
Previous article PO RELAKSOHET NË MARBELLA/ Bukuroshja SUPER SEKSI "KALËRON" ish-futbollistin e Liverpool (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT