• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HUMBI DY KËMBËT DHE NDËRROI JETË NË SPITAL”/ Detajet e aksidentit tragjik që i mori jetën 13-vjeçares
Home
Aktualitet
Kronikë

“HUMBI DY KËMBËT DHE NDËRROI JETË NË SPITAL”/ Detajet e aksidentit tragjik që i mori jetën 13-vjeçares

16 September, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Po udhëtonte me babanë, vdes në aksident vajza e mitur. Detaje nga aksidenti i rëndë qe ndodhi paraditen e së dielës në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Gëziq, ku një 13-vjeçare ka humbur jetën.

makina

Vajza e mitur ishte në makinë me babanë e saj, G.I., 44 vjeç, kur në një moment, shoferi ka humbur kontrollin dhe makina “Toyata Yaris” është përplasur me trafikndarësen në autostradën Milot–Morinë.

13-vjeçarja me inicialet S.I. pësoi dëmtime të rënda, ku fillimisht humbi të dyja gjymtyrët e këmbës dhe pas transportimit me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërroi jetë. Ndërkohë, babai i saj ndodhet në spital nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve, ambulanca ka mbërritur pas 40 minutave nga përplasja e fortë, kjo duke iu referuar edhe distancës që kishte vendi i aksidentit me Spitalin e Rrëshenit.

Vajza u dërgua për ndihmë të parë në Rrëshen dhe më pas u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë, duke qenë se gjendja e saj shëndetësore paraqitej e rëndë. Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, adoleshentja ndërroi jetë.

Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, bëri të ditur se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia, me të cilën po lëvizte, automjeti, çka solli humbjen e kontrollit të makinës dhe përplasjen me barrierat e rrugës. Pikërisht një prej barrierave metalike hyri brenda makinës “Toyota Yaris”, duke depërtuar në pjesën e derës së pasagjerit, ku ishte ulur vajza 13-vjeçare.

Kjo rezultoi fatale për jetën e saj, pasi i dëmtoi rëndë dy gjymtyrët e poshtme dhe më pas ndërroi jetë në spital nga humbja e madhe e gjakut. Ndërkohë, grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë po punon për shkaqet e ngjarjes.

“Në autostradën Milot–Morinë, në vendin e quajtur fshati Gëziq, shtetasi G.I., rreth 44 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin, duke u përplasur me trafikndarësen. Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S.I. rreth 13 vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor. Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, bëhet e ditur nga Policia, lidhur me aksidentin e rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VITI I RI SHKOLLOR/ Kryetari i Kuvendit Ruçi, në shkollën "Petro Sota" në Fier: Nderime mësuesve
Previous article DITA E PARË E SHKOLLËS/ Rama uron nxënësit: Një vit sa më të mbarë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë Aktualitet

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT