• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E DINTE VAJZËN TË VDEKUR/ Momenti kur përqafohen për herë të parë pas 35 vitesh nëna shqiptare me të bijën (VIDEO)
Home
Breaking News

E DINTE VAJZËN TË VDEKUR/ Momenti kur përqafohen për herë të parë pas 35 vitesh nëna shqiptare me të bijën (VIDEO)

16 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Histori tronditëse. Një nënë fatkeqe në kërkim të vajzës së zhdukur 35 vite më parë e një nëne fatlume e cila e birësoi. Pak ditë më parë, Sashka i tregoi Jonidës se e kishte birësuar në moshën dy vjeçare dhe sot ka ardhur që t’i gjejë dhe nënën biologjike. Ato të dyja janë takuar dhe janë bashkë në studion e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty”.

Ardit Gjebrea i thotë se ka edhe një surprizë për dy nënat, sepse Jonida ka ardhur në studio nga Italia dhe nuk di asgjë se për çfarë është sot këtu.

Jonida: Kam lindur dhe jetuar në Durrës, ku edhe kam studiuar, kam kaluar një fëmijëri të bukur. U fejova, u martova, sot kam edhe një djalë, 18 vjeç.

Ardit Gjebrea: Kush është njeriu më i shtrenjtë në jetën tënde, përveç djalit?

Jonida: Janë prindërit e mi të cilët kanë bërë shumë për mua. Më të shtrenjtë se ata nuk ka në jetën e një njeriu.

Ardit Gjebrea: Kush do kishte një motiv për të ftuar?

Jonida: Para shumë pak kohësh kam zbuluar për jetën time. Nuk kisha dyshuar dhe askush nuk ma kishte thënë, pas këtij muri gjigand është një person. E kam pak të vështirë se kam ardhur në emision pa lajmëruar asnjë, por po e them që mësova nga mamaja ime që jam një fëmijë i birësuar. Nuk e kam ditur kurrë këtë gjë. Akoma më duket e pabesueshme, nuk jam as e para as e fundit, po fakti që jam rritur shumë mirë nga prindërit. Nuk më kanë lënë asnjë shkas që ta mendoja, brenda meje asgjë nuk ka ndryshuar, por i besoj mamasë sime.

Në ekran shfaqet mamaja e saj, Sashka.

Sashka: Jonida, fjalët e tepërta janë fukarallik, në zemrën time je rrënjosur thellë dhe nuk ka forcë në botë të shkuli ty, por unë sot nuk jam për këtë gjë. Dua që atë që mua më ka gërryer prej shumë vitesh ta çoj deri në fund të jetës sime. Jam për këtë që do të them, zemra e mamit, buzëqeshja jote është lumturia ime, lumturia jote më çon në 7 qiej, ti dhe Enea s’ka forcë në botë të më ndajë mua. Dëgjo mamin, të bëhesh e fortë dhe t’i duash njerëzit ashtu siç ti i do. Unë sot mora një detyrë të vështirë, po e bëj për të mirë e të mirës. Kjo zonja këtu është nëna jote që të mbajti 9 muaj në barkë dhe kjo këtu është mami që të bëri kaq. Ne të dyja jemi motra dhe me aq mundësi sa kemi do të japim dashuri në pafundësi. Zemra e mamit, tani po e shoh mirë që kjo pjesa këtu është kopjo e mamit. Ta duash siç më do edhe mua. Me sinqeritetin më të madh të zemrës, nëse mua më do 99% këtë duaje 100%.

Ardit Gjebrea: Sot po njihesh edhe me nënën tënde, do përqafosh edhe nënën që të ka lindur, ke edhe nënën që të ka rritur, çfarë ndjen në këto momente?

Jonida: Emocione të pafundme, një mrekulli.

Ardit Gjebrea: Kemi dëgjuar histori pafund, por një histori si kjo unë nuk e kisha dëgjuar dhe për më tepër përjetuar. Nëna Sashka është e jashtëzakonshme.

Jonida: E konfirmoj.

Jonida e Sashkës ose Gjenovefa e Xhemiles janë i njëjti person, dashuria e përbashkët e dy zonjave që bekimin më të madh të jetës e morën kur u bënë nëna. 35 vite dashuri e munguar, sot u bë realitet për Xhemilen. Secila nga këto zonja është heroinë në llojin e saj!

Marrë nga Tv Klan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA POLITIKE NË BRITANI/ Mbretëria e Bashkuar do të refuzojë çdo vonesë për Brexit
Previous article DIALOGU/ Ambasadori amerikan në Beograd: Qeveria e re e Kosovës të heqë taksën

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT