• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK PREK BERISHËN? Zhvillimet e papritura në çështjen “Hajdari” që pritet të shkojnë deri tek lideri demokrat
Home
Breaking News

SPAK PREK BERISHËN? Zhvillimet e papritura në çështjen “Hajdari” që pritet të shkojnë deri tek lideri demokrat

14 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Izet Haxhisë për lirimin nga burgu duke mos pranuar arsyetimin se ka tejkaluar afatet e paraburgimit.

Haxhia, i akuzuar për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari e argumentonte kërkesën për të marrë lirinë me mbarimin e afateve të paraburgimit duke llogaritur dhe burgun në Turqi.

Por Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për Haxhinë, ish-truproja i Sali Berishës. Gjykata e Tiranës më 26 korrik vendosi të rrëzojë kërkesën e disatë të të pandehurit.

Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës kërkoi shpalljen e moskompetencës për rigjykimin e Izet Haxhisë.

Më shumë se sa rrëzimi i kërkesës së Haxhisë për liri, pikërisht ky është zhvillimi më i rendësishëm në këtë çështje, pasi pas Prokurorisë së Krimeve të Rënda në lojë parashikohet futja e SPAK-ut.

Shpallja e moskompetencës së Prokurorisë së Tiranës për gjykimin e çështjes Haxhia, e cila në thelb përmblidhet në vrasjen e Azem Hajdarit bën të detyrueshme që këtë çështje ta përfaqësojë Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Mirëpo, kjo prokurori pritet të shkrihet në pak javë dhe në vend të saj do të jetë SPAK, organi i ri i prokurorisë që do të gjykojë politikanët dhe emrat me pushtet.

Deri më tani, Sali Berisha ka refuzuar të japë dëshminë e tij në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, gjë të cilën e kërkon me ngulm edhe vetë Izet Haxhia.

Përfaqësimi i kësaj çështjeje nga SPAK, pritet të trazojë jo pak politikën në vend pasi me gjasë Berisha do të thirret sërish si dëshmitar.

Në këtë mënyrë, prania e Izet Haxhisë në Shqipëri dhe rihapja e çështjes Hajdari, krahas faktit se duhet dhënë drejtësi, është në vetvete edhe një presion i fortë ndaj Berishës. Sidomos tani që çështjen e merr SPAK në dorë..

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Newcaslte. Rezultati 1-1
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja Real Madrid-Levante, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 3-0

k.autor

Postime të ngjashme

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës Aktualitet

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT