• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
40 VJET NË PUSHTET/ Varroset presidenti që kishte thënë “Vetëm Zoti mund të më largojë nga pushteti”
Home
Nderkombetare

40 VJET NË PUSHTET/ Varroset presidenti që kishte thënë “Vetëm Zoti mund të më largojë nga pushteti”

14 September, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Liderët afrikanë janë mbledhur në kryeqytetin e Zimbabvesë, Harare, për të marrë pjesë në funeralin e ish-presidentit Robert Mugabe. Ai kishte qëndruar në pushtet për 30 vjet.

Pritet që në ceremoninë e varrimit të tij të marrin pjesë dhjetëra liderë të tanishëm dhe ish-liderë të shteteve, përfshirë presidentin e Afrikës Jugore, Cyril Ramaphosa.

Ish-lideri i shtetit të shtrirë në pjesën jugore të Afrikës ishte bërë i famshëm me deklaratën se vetëm Zoti mund ta largonte atë nga pushteti.

Pjesëmarrësit në funeral pritet të tubohen në një stadium kombëtar. Procesi i varrimit është paraprirë nga një mosmarrëveshje mes familjes së Mugabes dhe qeverisë lidhur me këtë ceremoni.

Presidenti i Guinesë Ekuatoriale, Theodore Obiand Nguema, i cili është në pushtet qe 40 vjet, tha se Mugabe ishte lider i pakrahasueshëm në kontinentin afrikan dhe e vlerësoi lart politikën kundërthënëse të liderit të ndjerë për t’ua konfiskuar tokat pronarëve të bardhë.

“Populli i Zimbabvesë do të jetë gjithmonë mirënjohës që ai ua mori tokat të bardhëve dhe ua dha ato njerëzve të tij”, tha ai.

Shumë banorë të këtij shteti kanë vendosur ta kujtojnë ish-presidentin për arritjet e tij dhe i kanë lënë anash aspektet negative të pushtetit të tij, përfshirë dhunën politike dhe kaosin ekonomik.

Sidoqoftë, jo të gjithë do ta vajtojnë vdekjen e tij. Një banorë i Harares tha: “Tash jemi më të lumtur. Pse duhet të shkoj në funeralin e tij? Nuk duam të dëgjojmë asgjë për të. Ai është shkaku i problemeve tona”, shkruan “BBC”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Digjet kati i tretë i një pallati në Fushë-Krujë, asfiksohen katër fëmijë (VIDEO)
Previous article 21 VJETORI I GJUNJËZIMIT TË SHTETIT SHQIPTAR/ Kur militantët e PD-s më në krye Sali BERISHËN, sulmonin RTSH dhe... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore Botë

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT