Të gjithë duket se e kanë kuptuar tashmë mënyrën se si mund t’i zgjidhin problemet. Edhe Dea e vogël në klasë të gjashtë ka mësuar se për të zgjidhur problemin duhet t’i drejtohet kryeministrit Edi Rama.
Vajza ka shkruar një letër ku kërkon rikonstruktimin e shkollës “Demokracia” në Mamurras dhe pastrimin e një ambulance jofunksionale që ndodhet përballë kësaj shkolle.
Me të mbërritur në zyrën e tij kjo letër e shkruar me dorë, kryeministri ka urdhëruar plotësimin e kushteve të vogëlushes dhe puna është ende duke u zhvilluar.
“MIRËMËNGJES
dhe me rastin frymëzues të Deas së vogël që i shkruajti platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe zgjidhi një problem që shqetësonte atë dhe bashkëmoshatarët e saj, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan kryeministri krahas intervistës me gazetaren Anjeza Maja.


