Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjilanit. Mësohet se një 32-vjeçare ka vdekur pas ka sjellë në jetë foshnjën e saj.
E ditur bëhet se disa minuta pasi ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë, ajo ka ndërruar jetë në duart e nënës së saj. Mjekët që kanë asistuar në lindjen e 32-vjeçares ka thënë se ajo nuk ka ndërruar jetë prej neglizhncës së tyre, por për shkak të disa komplikimeve shëndetësore.
Nëna e saj ishte bindur se vajza e saj do ta kalonte procesin e lindjes me sukses ndaj edhe u fut në sallën e lindjes me të.
Mësohet edhe se 32-vjeçarja ka vdekur nga gjakderdhja pas lindjes me operacion. Djali që ajo ka sjellë në jetë është në gjendje të mirë shëndetësore. E ndjera kishte edhe një djalë tjetër. /JOQ


