• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË FAMILJEN E POLICIT TË RËNË NË DETYRË/ Lleshaj: Do ju rindërtojmë banesën. Vrasjen do e zbardhë…
Home
Politikë

NË FAMILJEN E POLICIT TË RËNË NË DETYRË/ Lleshaj: Do ju rindërtojmë banesën. Vrasjen do e zbardhë…

13 September, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ishin ditën e sotme në familjen ish-efektivit të policisë Kolë Ndreshaj, i vrarë në krye të detyrës në vitin 2010.

Lleshaj tha se shtëpia e familjes së Ndreshajt do të rindërtohet nga fillimi me kontributin e gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit. Ndërsa për dosjen e tij, Lleshaj tha se është një ngjarje delikate për t’u bzardhur ndërsa shtoi se Reforma në Drejtësi do të bëjë të mundur zbardhje të ngjarjeve të tilla kriminale.

“I ndjeri Kolë Ndreshaj ka rënë në detyrë. Kam pasur fatin e mirë dhe të keq që të takohem me të gjithë familjarët e policëve të rënë në krye të detyrës. Policia e Shtetit kanë marrë masa dhe janë përpjekur për t’i mbështetur dhe ndihmuar. Pashë që familja Ndreshaj jeton në kushte të rënda dhe muret bien sa t’i prekesh me dorë. Kemi krijuar një fondacion që të mobilizojmë fonde dhe t’i bëjmë thirrje bizneseve që të japë një dorë që kjo situatë të përmirësohet. Do vazhdojmë me rindërtimin e shtëpisë të familjes Ndreshaj. Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë dhënë kontributin e tyre.

Kemi ndenjë detyrimi ndaj policëve të rënë në detyrë. Unë i kam parë nga afër shumë nga familjet e tyre. Është një apel për shoqërinë që të reflektojmë sepse kemi shumë policë të vrarë. Ka shumë për të bërë. Duhet të gjejmë një mënyrë edhe për të sensibilizuar shoqërinë

Ngjarje të tilla janë gjithmonë delikate për t’u zbardhur. Disa dosja nuk quhen asnjëherë të vjetra. Reforma në Drejtësi do të bëjë të mundur zbardhjen e ngjarjeve kriminale”, tha Lleshaj.

Kolë Ndreshaj u vra në 29 gush të vitit 2010 teksa ishte në detyrë në Malësinë e Madhe. Ndreshaj, 41 vjeç, ishte punonjës i policisë së Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor Shkodër. Viktima e veshur me uniformën dhe me motor, po kthehej nga shërbimi, kur është zënë pritë nga persona të paidentifikuar, 300 metra larg aksit kombëtar Shkodër-Koplik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRITIKA TË ASHPRA/ Ish-kryeministri turk Davutoglu jep dorëheqjen nga partia e Erdogan
Previous article PREZANTOHET TEK MILAN/ Flet Ante Rebic: Agjenti foli me "Zikaltërit", por unë…

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT