• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shqipëria përpara një sfide të vështirë: Me SHBA apo BE? Si do votohet sot në OKB!
Home
Shqipëri

Shqipëria përpara një sfide të vështirë: Me SHBA apo BE? Si do votohet sot në OKB!

21 December, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Shqipëria gjendet sot përpara një sprove të vështirë në OKB. Asambleja e Përgjithshme e organizmit global mblidhet gjatë ditës për një seancë të jashtëzakonshme, ku do të hidhet në votë rezoluta kritike ndaj Shteteve të Bashkuara dhe njohjes që presidenti Donald Trump i bëri Jeruzalemit, si kryeqytet i Izraelit.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Nikky Haley paralajmëroi më herët se emrat e shteteve që votojnë kundër kësaj lëvizjeje amerikane do të mbahen shënim.

Më pas, vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë la të kuptohej se kombeve në fjalë do t’iu ndërpritet asistenca financiare. Shqipëria është pikërisht njëri prej vendeve që e përfiton këtë lloj mbështetjeje nga Amerika.

“Le të votojnë kundër nesh po deshën, nuk na bëhet vonë. Do të kursejmë më shumë, sepse nuk do të ndodhe më si përpara, që të votohet kundër nesh, e ne prapë të japim miliona e miliona dollarë. Nuk do të përfitojnë më prej Amerikës, kjo është e sigurtë”, deklaroi Trump.

Kërcënimi u drejtohej kryesisht vendeve anëtare të OKB-së nga Afrika, Azia e Amerika Latine, të cilat shihen si më të cënueshme nga presioni amerikan.

Egjipti, nismëtari i votimit për këtë çështje, është vendi i katërt që përfiton ndihmën më të madhe ushtarake nga SHBA-të, ndërsa i pari renditet Iraku, i dyti Izraeli dhe i treti Afganistani.

Vetëm 10 seanca të tilla emergjence janë mbajtur që prej vitit 1950, dhe hera e fundit kur u zhvillua një mbledhje e tillë ishte në vitin 2009, me në fokus diskutimet mbi territoret e pushtuara palestineze dhe Jeruzalemin Lindor.

Por duket se pjesëmarrja e Shqipërisë me nivel ambasadori në Konferencën për Bashkëpunimin Islamik, jo vetëm që nuk ka ndikuar negativisht në Tel Aviv, por përkundrazi, Izraeli po kërkon të rrisë bashkëpunimin me Tiranën dhe veçanërisht në projektet e ushtrisë shqiptare.

Ambasadori izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin ka zhvilluar një takim me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, me të cilën ka diskutuar për projekte të përbashkëta të mundshme në fushën e mbrojtjes.

Më shumë detaje nuk jepen nga Ambasada e Izraelit dhe as nga Ministria shqiptare.

Ndërkohë, në Konferencën Islamike u dënua vendimi i SHBA-së për të njohur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit, ndërsa u bë thirrje shteteve që qytetin e shenjtë ta njohin si kryeqytet të Palestinës.

Edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati u shpreh se qëndrimi i Shqipërisë është në një linjë me Bashkimin Evropian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Cocciante: Sa shumë ka ndryshuar Tirana, po rilind
Previous article Sara Kapo nxjerr të pasmet, por komenti i Ermalit është epik

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë Politikë

DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu Politikë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë Politikë

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT