• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
21 VITE NGA VRASJA E HAJDARIT/ Fatos Klosi zbulon të fshehtat: Ja roli që ka pasur Berisha, e qau me lot krokodili, por i interesonte eliminimi i tij
Home
Politikë

21 VITE NGA VRASJA E HAJDARIT/ Fatos Klosi zbulon të fshehtat: Ja roli që ka pasur Berisha, e qau me lot krokodili, por i interesonte eliminimi i tij

12 September, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari gjeti vdekjen 21 vite më parë. Në datën 12 shtator të vitit 1998 ai u nda nga jeta pas një atentati mafioz që iu bë para selisë së Partisë Demokratike. Por edhe pse sot mbushen 21 vjet nga vrasja e tij, për Fatos Klosin, që kur ka ndodhur ngjarja ka qenë kryetar i Shërbimit Informativ Kombëtar, autorët apo organizatorët nuk kanë gjetur dënimin e merituar. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Fatos Klosi zbuloi se një nga emrat e njohur i përfshirë në këtë ngjarje është Sali Berisha. Sipas tij, ai ka dhënë kontribut dhe ka ndihmuar në eliminimin e Azem Hajdarit me qëllim që më pas ta shfrytëzonte për interesat e tija vdekjen e tij. “Sali Berisha ka gisht, ka rol në vrasjen e Azem Hajdarit. Nuk është se e organizoi Berisha, por është ai që e shfrytëzoi. Ai pasi mori vesh se çfarë po përgatitej, ndihmoi dhe pastaj e shfrytëzoi. Nga kjo pikëpamje, sigurisht që ka pjesën e tija Sali Berisha. Nuk mund të them që e organizoi ai. Kjo është një histori e tërë. Është edhe një histori krimi, por edhe një histori marrëdhëniesh fisnore në Tropojë dhe Berisha ka kontribut”, deklaroi Fatos Klosi.

Arsyet e eliminimit

Ish-kryetari i SHIK renditi edhe disa arsye që sipas tij, mund ta kenë çuar drejt vdekjes Azem Hajdarin. Klosi tha se Berisha dhe Hajdari nuk i kanë patur marrëdhëniet të mira me njëri-tjetrin sepse ish-kryeministri e shihte atë si kundërshtar brenda Partisë Demokratike. Ai theksoi se Azem Hajdari nuk iu nënshtrua urdhrave të Sali Berishës dhe kjo mund të ketë çuar këtë të fundit të japë kontribut në eliminimin e tij. “Azemi ishte kundërshtari kryesor i Sali Berishës. Ai kishte influencë sepse ishte nga të parët në parti, por edhe në karakter ishte i fortë. Ai nuk i ishte nënshtruar Berishës. Kështu që Berisha nuk mund ta duronte”, u shpreh Fatos Klosi. Sipas tij, Berisha u shtir para publikut sikur i erdhi keq për vrasjen e Azem Hajdarit, por shtoi se në fakt ai përfitoi nga kjo ngjarje dhe e shfrytëzoi atë politikisht për të ardhur në pushtet. Në fakt, menjëherë pas eliminimit të Hajdarit vendi u mbërthye nga trazirat dhe u organizua një grusht shteti. “Ai e qau me lot krokodili pas vdekjes dhe e shfrytëzoi vrasjen e tij sepse ai ishte kundërshtari kryesor i Berishës. Për këtë ngjarje janë dhënë dënime, por shumica e të dënuarve nuk janë më. Vendimet janë dhënë, por ato u bënë më shumë për të treguar që shiko drejtësia në Shqipëri funksionon, dhamë dënime shumë të forta. Procesi mbeti pa i shkuar problemit deri në fund. Berisha që ishte i pari që akuzohej. Vetëm 10 minuta pas ngjarjes ai deklaroi se kush janë autorët, kush janë vrasësit. Pra, ishin disa gjëra që Berisha i dinte para. Është një histori vërtetë e ngatërruar nga ku nuk u vra vetëm Azem Hajdari. Për mua, Berisha ka kontribut. Ai nuk pranoi të deponohej, megjithëse pretendonte të jepte kontributin e tij për zbardhjen e ngjarjes, ai kurrë nuk shkoi. Ai nuk ishte dëshmitar në gjyq, e shmangu, e largoi nga vetja këtë ngjarje. Vetëm e shfrytëzoi atë politikisht”, tha Fatos Klosi. Ai shtoi se preferon që Sali Berisha të mbajë përgjegjësi për këtë ngjarje, por besimi se diçka e tillë do të ndodhë i mungon. “Mua do të më pëlqente që deklaratat e Izet Haxhisë që ka prova që lëkundin pozitat e Berishës të ishin të vërteta, megjithëse nuk kam besim në diçka të tillë. Do të më pëlqente sepse jam i bindur që Berisha ka gisht në atë histori. Le të dalin edhe të më thonë mua e të tjerëve që e keni gabim, nuk ka gisht, ose ka dhënë ndihmë të dorës së dhjetë. Por kjo ngjarje u pasua nga shumë ngjarje të tjera dhe është e vështirë t’i shkohet deri në fund. Edhe sot nuk ka interes askush më ta ngacmojë”, u shpreh Fatos Klosi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKALLA MË E ULËT HISTORIKE E PAPUNËSISË/ Rama: Shifër tejet inkurajuese
Previous article BLINDI "G ClASS" I PËRMBYSUR/ U dyshua se autori u "zhduk", policia jep detajet: Ja kush është dhe ku ndodhet

k.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt Politikë

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar Politikë

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani Politikë

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT