• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKALLA MË E ULËT HISTORIKE E PAPUNËSISË/ Rama: Shifër tejet inkurajuese
Home
Politikë

SHKALLA MË E ULËT HISTORIKE E PAPUNËSISË/ Rama: Shifër tejet inkurajuese

12 September, 2019 k.autor Politikë

Papunësia në tremujorin e dytë të këtij viti ka zbritur në nivelin e 11,5 %. Krahasuar me një vit më parë niveli i papunësisë ka rënë me 0,9% dhe ka zbritur me 0,6% në raport me tremujorin e parë të këtij viti.

Në lidhje me këtë shifër pozitive për vendin tonë ka reaguar edhe Kryeministri Rama duke thënë se kjo është një diçka tepër inkurajuese. Sipas Ramës niveli i papunësisë që ka zbritur ndjeshëm është konfirmuar edhe nga partnerët ndërkombëtar.

“MIRËMËNGJES  dhe me shifrën pozitive e tejet inkurajuese, të nxjerrë nga raporti i djeshëm i Institutit të Statistikave, konfirmuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama.

Për periudhën prill-qershor numri i të punësuarve është rritur me 3.4%. Sipas raportit të INSTAT, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 69,8 %, duke shënuar përsëri një rritje krahasuar me një vit më parë. Pjesëmarrja në punë është nga meshkujt, me 77,8% dhe gratë kanë një pjesëmarrje prej 61,9 %.

Në lidhje me këto të dhëna ka reaguar edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, duke thënë se rritja e punësimit është një lajm i mirë për ekonominë dhe konfirmon efektivitetin e politikave nxitëse për punësimin.

“Lajm i mire për ekonominë! Anketa tremujore e forcave të punës, publikuar sot nga INSTAT, konfirmon efektivitetin e politikave nxitëse për punësimin.” shkruan Denaj.

Ndërkohë për sa i përket pagave INSTAT njofton se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2019, është 52.645 lekë, duke u rritur me 4,5 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REPLIKAT/ Aulona Musta publikon foton seksi, moderatorja e njohur i kthehet: S'ke turp, je dhe nënë (FOTO)
Previous article 21 VITE NGA VRASJA E HAJDARIT/ Fatos Klosi zbulon të fshehtat: Ja roli që ka pasur Berisha, e qau me lot krokodili, por i interesonte eliminimi i tij

k.autor

Postime të ngjashme

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore Politikë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT