• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DJEGIA E KUVENDIT”/ Kuvendi i kërkon Metës informacionin e klasifikuar, Presidenca ja kalon burimit “sekret”
Home
Politikë

“DJEGIA E KUVENDIT”/ Kuvendi i kërkon Metës informacionin e klasifikuar, Presidenca ja kalon burimit “sekret”

11 September, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Presidenti Ilir Meta tha se informacioni që ai bëri publik disa ditë në komisionin hetimor parlamentar, se në 8 qershor në protestën e opozitës së bashkuar, kishte plan për të djegur Kuvendin, është mëse i vërtetë. Kreu i shtetit tha se e ka marrë këtë informacion që e detyroi atë të anulojë me dekret zgjedhjet e 30 qershorit, nga një institucion i lartë i sigurisë, duke nënkuptuar ndoshta Shërbimin Informativ Shtetëror. Presidenti u shpreh në konferencën për mediat këtë të mërkurë se Kuvendi i ka dërguar kërkesë zyrtare në presidencë për tu njohur me këtë informacion të konsideruar të klasifikuar. E po ashtu, presidenti Meta tha se ai i ka dërguar shkresë zyrtare institucionit prej nga e mori informacionit, në mënyrë që vetë institucioni në fjalë t’ia dërgojë informacionet Kuvendit të Shqipërisë. Ky informacion më tej do të vlerësohet nga komisioni hetimor parlamentar që ka nisur ndaj Metës në lidhje me kushtetutshmërinë e dekreteve për zgjedhjet vendore duke kërkuar shkarkimin e tij.

“Sa i takon deklaratës së një elementi të ri për opinionin publik se një ditë para se të komunikoja publikisht vendimin për të nxjerrë dekretin më 10 qershor se kam pasur informacion nga një institucion kushtetues, sekret, i klasifikuar, nga më të lartat shtetërore, kjo është e vërtetë, nuk kam thënë gënjeshtër, aq më tepër në një moment kaq të rëndësishëm. Ka informacione të tjera por në respekt të ligjit nuk mund të them dicka më shumë. Në komisionin Hetimor i kanë mundësitë sipas ligjit të njihen me këtë presidencë. Kanë cuar një kërkesë në presidencë për tu njohur me këtë informacion, presidenca i ka kërkuar institucionit që e ka kërtë informacion që t’ia vë në dispozicion kuvendit, pasi është informacion i klasifikuar. Por është informacion i vërtetë, nuk besoj se është dicka që ka ndodhur para 100 vjetësh, kuvendi është ndriçuar, ka pasur sulme, ka pasur të plagosur. Ju them me bindje se në këtë dokument do t’i ndiqni të gjitha shqetësimet e asaj kohe. Cdo institucion që ka interes në mënyrë të ligjshme mund të njihet. Dhe do ta kuptoni që ishte një situatë tërësisht e cmendur edhe më mirë nuk mund ta përshkruante edhe raporti final i OSBE-ODIHR”, tha Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANGLIA PUBLIKON PAMJET NGA TUNELI I STADIUMIT/ Atdhe Nuhiu shkëmbeu fanellën me yllin... (FOTO+VIDEO)
Previous article "PSE ISHIT I QETË NË KOMISION"? Meta: Unë jam shembulli i qetësisë, artikuloj me...

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT