• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BASHKIA QË DUAM/ Veliaj: Aksion i madh pastrimi në 14 shtator, po investojmë në të gjitha shkollat
Home
Breaking News

BASHKIA QË DUAM/ Veliaj: Aksion i madh pastrimi në 14 shtator, po investojmë në të gjitha shkollat

10 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Të gjitha shkollat në kryeqytet janë gati të mirëpresin nxënësit për vitin e ri shkollor. Në prag të nisjes së vitit të ri, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me drejtuesit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit në mjediset e rikonstruktuara të shkollës “Dhora Leka”. Veliaj tha se po vijon ndërhyrja në çdo shkollë dhe se gjendja në to është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me 4 vjet më parë.

Më vjen mirë që kemi një palestër të re, kemi transformuar gjithë hapësirat e tjera, si jashtë, ashtu dhe brenda shkollës. Njësoj si efekt domino, njëra pas tjetrës, nëse nuk kemi mbërritur ende tek shkolla juaj, është vetëm çështje kohe. Tre-katër vjet më parë ishte siklet se nuk kishim prekur shumicën e shkollave, kurse tani i kap me gishtat e dorës ato shkolla që ende kanë nevojë për një ndërhyrje, ku sigurisht nuk do të vonojë”, tha Veliaj.

 

Ai kërkoi prej mësuesve dhe prindërve, që nxënësit të regjistrohen në shkollën më pranë banesës së tyre, duke shmangur në këtë mënyrë jo vetëm mbipopullimin nëpër klasa, por edhe trafikun në qytet, duke kursyer disa orë të vlefshme të humbura.

“Një sfidë e fundit është ç’ështja e regjistrimeve. Legjenda e Tiranës së viteve ’80, ku vetëm dy shkolla janë të mira, nuk ekziston më. Shkollat lëvizin me milimetra për performancë. Më rezulton se shkolla e Lundrës është ndër të parat. Portali ka arritur që të bëjë thuajse një barazi mes shkollave. Duhet një punë mjaft emancipuese. Prindërve duhet t’u themi: janë orë jetë njeriu që, o mund t’i kalojmë në trafik, duke shkuar te “Sami Frashëri”, ose në ato 600 orë mund të mësojmë piano, basketboll, programim ose gjuhë të huaj”, tha ai.

Bashkia e Tiranës do të organizojë më 14 shtator një aksion të gjerë pastrimi në gjithë territorin e saj. Kryebashkiaku Veliaj ftoi stafin arsimor që të kontribuojë për ruajtjen e pastërtisë brenda mjediseve të shkollës, ndërkohë që ndërmarrjet e bashkisë dhe qindra vullnetarë, që priten t’i bashkohen kësaj nisme, do të kujdesen për ambientin jashtë.

“Të shtunën kemi shpallur një ditë masive pastrimi. Të gjithë mund të japim një dorë. Bashkia do mbulojë pjesën e Fushës së Aviacionit. Ky është i vetmi qytet ku nuk u themi fëmijëve mësoni nga prindërit, por u themi prindërve mësoni nga fëmijët”, tha Veliaj.

Sipas kryebashkiakut Veliaj, nisma që ka nisur për çështjen e trafikut është edhe “STEPtember”, e cila synon uljen e ndotjes, ndërkohë që gjithnjë e më shumë po shtohet rrjeti i korsive të biçikletave dhe përdorimi i tyre është kthyer në trend.

Për të rritur sigurinë pranë shkollave, do të ketë një punonjës të Policisë Bashkiake apo vullnetarë, që do të ndihmojnë të vegjlit të kalojnë vijat e bardha në kryqëzim.

“Një nga gjërat që më ka pëlqyer më shumë është roli i vullnetarizmit, janë vetëm dy orë në muaj. Sot nuk ka një universitet në botë që nuk ka një seksion për vullnetarizmin. Ndaj them eja e fusim si kulturë dhe të rrisim gjeneratën e çunave dhe gocave që thonë: po, ky është një problem, por hajde e zgjidhim së bashku”, përfundoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MORI VENDIMIN PËR TË QËNDRUAR TEK LAZIO/ Igli Tare tregon arsyen pse refuzoi ofertën e "Kuqezinjve"
Previous article "ËSHTË KOMPLET JASHTË FORME"/ Flet Redi Jupi: Mavraj duhet ta kuptojë kur vjen momenti për...

k.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT