Ka ndërruar jetë në spital 52-vjeçari, i cili u plagos me armë zjarri në Klos.
Viktima është identifikuar si Mark Nikolli, ndërsa paraprakisht dyshohet se është vetëplagosur ndërsa po pastronte një armë.
Viktima sapo ishte kthyer nga qyteti i Burrelit, ndërsa ka qenë vetëm me gruan në banesë kur ka ndodhur ngjarja.
Per momentin nuk dihen te tjeraq detaje nga ngjarja, ndersa grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Mat/ informacion paraprak
Rreth orës 15.15, është vetëplagosur me armë zjarri në banesë shtetasi M.N, rreth 52 vjeç, banues në Klos, i cili ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.


