Policia gjermane në Hamburg ka ndaluar një kolonë dasmorësh shqiptarë.
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit hekurudhor “Dammtor”, ndërsa kolona përbëhej nga 20 makina.
Dëshmitarët kanë parë një kolonë të gjatë me makina në një dasmë shqiptare, ku veprimi i tyre ka vënë në lëvizje policinë pasi janë dëgjuar zhurma të ngjashme me të shtënat e armëve.
Pasi u ndaluan për kontroll, në makina e dasmorëve shqiptarë u gjet drogë, bomba tymuese dhe një sërë gëzhoja fishekësh.
Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet intensive për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.




