Kosova ka marrë një fitore të “çmendur” përballë Republikës së Çekisë duke u bërë kështu e pathyeshme në rrugëtimin e saj drejt ëndrrës europiane.
Pas kësaj fitore, Kosova bën atë që nuk e priste askush duke marrë kryesimin e Grupit A me 8 pikë të grumbulluara, 2 më shumë se Anglia e vendit të dytë që ka dy ndeshje më shumë për të zhvilluar.
Vetëm pak minuta më parë, kryeministri Rama ka postuar një foto teksa shihet Vedat Murriqi duke festuar golin.
Rama duket se ka zgjedhur vetëm një fjalë por që flet shumë për të uruar: Luanë! /AlpeNews.al
LIONS🦁
Gepostet von Edi Rama am Samstag, 7. September 2019


