• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASHTRIMI 30 MILION EURO/ Bojaxhiu që u bë biznesmen: Më dhanë 150 mijë lekë dhe firmosa. Ja kush më mashtroi (EMRI)
Home
Breaking News

MASHTRIMI 30 MILION EURO/ Bojaxhiu që u bë biznesmen: Më dhanë 150 mijë lekë dhe firmosa. Ja kush më mashtroi (EMRI)

7 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Report Tv siguron dëshminë e plotë të Drilon Baretit, i arrestuar si administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk”, por në fakt sipas deklaratave të tij, ai rezulton të jetë thjeshtë një punëtor.

Dëshmia e plotë
Deklaroj se me profesion jam bojaxhi, merrem edhe me gipse. Pra punoj ku ka punë bashkë me një shokun tim, që e quajnë Albert Marku. Pra, afro një vit e gjysmë kam pasur një fatkeqësi familje dhe më duhej një shumë parash dhe i kam kërkuar ndihmë një fqinjit tim, që e quajnë Vildan Saiti. Ai më tha që kam një shokun tim që ka një problem dhe do të nxjerrë një licencë për të hapur magazina dhe të ndihmon me para. Pas dy ditësh më ka marrë në telefon Vildani dhe më tha të shkoj te kafe ‘Europa’ se ka ardhur ai shoku.

Shkova te kafja dhe takova shokun e tij që m’u prezantua me emrin Vildan, por emri i tij është Ned Limllari, i cili ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër dhe më ka dhënë fillimisht 150 mijë lekë të reja duke më thënë se do të hapë disa magazina për lëndë ndërtimi, por duhet që regjistrimi të bëhej në emrin tim në QKB. Ok i thashë, por nuk dua të kem probleme me shtetin, pasi në të kundërt do të tregoj gjithcka. Ok më tha ai. Ai më tha se do të marrësh 30 mijë lekë në muaj për pesë vite. Kam shkuar në disa zyra dhe kemi nxjerrë dokumente. Ditën tjetër ka ardhur sërish Nedi dhe pasi ka bërë një pagesë në Shkodër në një bankë ka shkuar te Tatimet. Nedi ka marrë dy kuti me fatura tatimore, pas kësaj është larguar.

Më pas nuk e kam takuar asnjëherë Nedin, sqaroj se para dy viteve, Vildani më ka thënë se meqë kam të regjistruar shumë makina në emrin tim, a mund të bëj një akt shitje në emrin tënd, të jap 200 euro. Në kushtet e gjendjes së vështirë ekonomike, i thash ok por nuk dua të kem probleme. Shkuan te një notere bëmë letrat dhe firmosa ca letra, por edhe sot makina është në emrin tim, por e mbanë Vildani. Nuk kam pasur asnjë biznes, pasi mezi siguroj e gojës, jam i penduar për letrat që firmosa, por nuk u dhashë rëndësi ndaqë më duheshin paratë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SOT FESTOJMË, NESËR HARROJMË TË GJITHA"/ Sulmuesi Muriqi entuziast: Ju tregoj çelësin e suksesit
Previous article E PATHYESHME/ Kosova triumfon ndaj Çekisë dhe vazhdon ëndrrën për në EURO 2020

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT